Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 34-35
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
5 – Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Tij.
Shpjegimi
Ky është Teuhid-ul-Uluhijeh. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut sepse nëse thuhet nuk adhurohet askush përveç Tij, atëhetë kjo është e kotë, sepse në realitet ka shumë që adhurohen përveç Tij. Sepse kur thua se askush tjetër përveç Allahut nuk adhurohet, do të thotë se gjithçka që adhurohet është Allahu. Kjo është mu ajo që besojnë panenteistët (ata që besojnë se Allahu është në çdo vend). Ai që thotë kështu dhe beson në të është panenteist. Por nëse ai thotë kështu pa besuar, por për shkak të injorancës ose pasimit të verbër, ai është shprehur në mënyrë të gabuar dhe duhet ta korrigjojë atë. Disa njerëz fillojnë namazin e tyre duke thënë:
“Askush përveç Teje nuk adhurohet.”
Vetëm Allahu adhurohet me drejtë. Të gjithë të adhuruarit e tjerë janë të rremë. Ai (te ala) ka thënë:
ذَلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِن دُونِهِ هُوَ الْبَاطِلُ وَأَنَّ اللَّهَ هُوَ الْعَلِيُّ الْكَبِيرُ
”Kjo, ngase Allahu është Ai i Vërteti, dhe gjithçka që ata lusin pos Tij është e kotë. Allahu është vërtet Ai i Larti, i Madhi”1
1 22:62