Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

16.Ai është i gjallë dhe nuk vdes

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 37-38

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

11 – Ai është i gjallë dhe nuk vdes.

Shpjegimi

Jeta e Tij është e përsosur dhe nuk i vjen ndonjë mangësi apo gjumë:

اللّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ

“Allahu! Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Atij Tij, të Gjallit, Mbajtësit të gjithçkaje. Atë nuk e kaplon as kotja, as gjumi. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë!”1

وَتَوَكَّلْ عَلَى الْحَيِّ الَّذِي لَا يَمُوتُ وَسَبِّحْ بِحَمْدِهِ

“Dhe mbështetu e vëri shpresat tek i Përjetshmi i Cili nuk vdes kurrë dhe madhëro Lavdinë e Tij.”2

Ai ia mohoi Vetes kotjen dhe gjumin. Ai ia mohoi Vetes vdekjen, sepse jeta e Tij (subhaneh) është e përsosur. Gjumi, kotja dhe vdekja janë të meta në jetë. Cilësi të tilla janë tipike të krijesave. Jeta e krijesave është e mangët pasi që flenë dhe lodhen. Gjumi është një cilësi e përsosur në lidhje me krijesat, kurse janë mangësi në lidhje me Allahun. Krijesa që nuk fle, ka shëndet të mangët. Kjo dëshmon dallimin midis cilësive të Krijuesit dhe cilësive të krijesave. Allahu është i Gjalli, Mbajtësi i përjetshëm i krijesave. Jeta e Tij është e përsosur dhe fuqia e Tij është e madhe.


1 2:255

2 25:58

Shpërndaje: