Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 39
Përktheu: Valdet Gashi
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
13 – Ai është Krijues pa pasur nevojë për krijesat, Ai është Furnizues pa shpenzim.
Shpjegimi
Ai krijoi krijesat pa qenë në nevojë për to. Ai e krijoi ato vetëm që ta adhurojnë Atë:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ مَا أُرِيدُ مِنْهُم مِّن رِّزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَن يُطْعِمُونِ
”Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre furnizim, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.” Edh-Dharijat, 51:56-57
Ai nuk i krijoi ato sepse Ai kishte nevojë për ndihmën ose mbrojtjen e tyre. Ai i krijoi ato që ta adhurojnë Atë. Është krijesa që ka nevojë për adhurim. Nëpërmjet adhurimit ata lidhen me Allahun. Adhurimi është lidhja midis robit dhe Zotit të tij. Me adhurim robi i afrohet Zotit të tij dhe për adhurimin Allahu e shpërblen atë. Pra krijesat kanë nevojë për adhurim, jo Allahu (azze ue xhel):
وَقَالَ مُوسَى إِن تَكْفُرُواْ أَنتُمْ وَمَن فِي الأَرْضِ جَمِيعًا فَإِنَّ اللّهَ لَغَنِيٌّ حَمِيدٌ
“Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.”2
إِن تَكْفُرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنكُمْ وَلَا يَرْضَى لِعِبَادِهِ الْكُفْرَ وَإِن تَشْكُرُوا يَرْضَهُ لَكُمْ
“Nëse nuk besoni, Allahu nuk ka nevojë për ju, ndërsa Ai nuk do për robërit e Tij mosbesimin dhe mosmirënjohjen, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju.”3
Fakti që Ai është Furnizues pa shpenzim, do të thotë se është Ai që furnizon robërit e Tij me furnizim pa iu pakësuar asgjë nga sundimi i Tij.
2 14:8
3 39:7