Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

18.Nuk ka asgjë të mirë në një person i cili nuk e kupton shahadetin

Autor: Imam Muhamed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur ti e di se paganët injorant e dinin këtë, është e habitshme se ata që i përkasin Islamit nuk e dinë kuptimin e saj. Ai mendon se është me rëndësi shqiptimi i shkronjave në vend të besimit në kuptimet e saj me zemër. I dituri në mesin e tyre mendon se kuptimi i saj do të thotë se nuk ka as një krijues, furnizues dhe mbajtës përveç Allahut. Pra, nuk ka asgjë të mirë në një njeri nëse paganët injorantë janë më të ditur se ai në lidhje me kuptimin e fjalës ”La ilahe ilAllah -nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut”.

Shpjegimi

Kur ti e di se paganët injorant e dinin këtë… – Do të thotë ata e dinin se fjala: ”La ilahe ilAllah” do të thotë se vetëm Allahu meriton të adhurohet.

është e habitshme se ata që i përkasin Islamit nuk e kuptojnë këtë.  … – Autori (rahimehullah) me këtë dëshiron të tregojë se ka njerëz që thonë se janë muslimanë, ndërsa ata nuk e dinë se çfarë kuptimi ka fjala “La ilahe ilAllah”. Në vend të kësaj, ata mendojnë se bëhet fjalë vetëm për ta shprehur atë, pa e ditur se çfarë do të thotë, ose pa besuar në të.

Ka edhe nga ata që mendojnë se kjo do të thotë Teuhid Rububijeh, do të thotë se nuk ka asnjë tjetër përveç Allahut i Cili krijon dhe jep furnizim.

Të tjerët e interpretojnë atë si “të mos kesh dije për gjërat dhe në vend të kësaj të kesh dije vetëm në lidhje me Qenien e Allahut”. Ky interpretim është i kotë dhe nuk është i njohur tek Selefët. Qëllimi nuk është që të ke dije rreth Allahut (azze ue xhel) dhe asgjë tjetër. Kjo është e pamundur për shkak se është e mundur të ke dije në lidhje me ndonjë gjë tjetër përveç Allahut:

Ju patjetër do ta shihni xhehenemin. Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.” 102:6-7

Që të ke dije lidhur me gjërat materiale dhe të njohura nuk bie ndesh me teuhidin.

Disa e interpretojnë atë si “nuk ka të adhuruar përveç Allahut.” Ky përkufizim është i gabuar me sa duket, për shkak se ka shumë krijesa që adhurohen në vend të Allahut (azze ue xhel).

Këta njerëz janë më të paditur se njerëzit injorantë tek të cilët u dërgua i dërguari i Allahut . Megjithatë, ata e dinin se çfarë do të thotë termi, ndryshe nga këta njerëz.

Shpërndaje: