Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Kefsh-ush-Shubuhat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Kapitulli i parë
Qëllimi me dërgimin e profetëve dhe të dërguarve
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Shpjegimi
Allah – është emri i Krijuesit (xhele ue ala), pas të cilit emër vijnë emrat e tjerë. Allahu (te ala) ka thënë:
“Elif, Lam, Ra. (ky është) një Libër të cilin Ne ta kemi shpallur ty (O Muhamed), me qëllim që t’i nxjerrësh njerëzimin nga errësira (e mosbesimit) drejt dritës (së besimit të njësisë së Allahut, të Islamit) me lejen dhe vullnetin e Zotit të tyre në rrugën e të Gjithëfuqishmit, Zotëruesit të gjitha lavdërimeve. Allahut të Cilit i përkasin gjithë ç’ka në qiej dhe gjithë ç’ka në tokë! Por mjerë për kufarët për ndëshkimin e ashpër (që do t’u sjellë mosbesimi i tyre)! 14:1-2
Ne nuk themi se fjala e madhërishme “Allah” është një cilësi, por një apozicion sqarues në mënyrë që fjala e madhërishme nuk luan rolin e përshkruar të epitetit dhe rolin e emrit. Prandaj, disa dijetarë kanë thënë:
“Fjala më e njohur është fjala “Allah”, sepse ajo nënkupton vetëm Allahun (azze ue Xhel).”
Me emrin e Allahut – Autori (rahimehullah) filloi librin e tij duke pasuar Librin e Allahut (azze ue xhel) dhe duke përmendur emrin e Allahut. Pos kësaj, ai pasoi të dërguarin ﷺ i cili gjithmonë e kishte zakon që t’i fillonte letrat e tij me emrin e Allahut.
I Gjithëmëshirshmë [Er-Rrahman] – i Gjithëmëshirshmi është një nga emrat që janë specifik për Allahun (azze ue xhel) dhe prandaj nuk lejohet askush të emërtohet me këtë emër.
Mëshiruesi [Er-Rrahim] – Një emër që edhe Allahu (azze ue xhel) edhe krijesat mund të emërtohen me të. Ky aplikohet mbi atë që ka mëshirë të vazhdueshme dhe [Er-Rrahman] është Ai i Cili posedon mëshirë të gjerë, dhe [Er-Rrahim] Ai i Cili posedon mëshirë të vazhdueshme, kur këta dy emra bashkohen domethënia bëhet:
“I Gjithëmëshirshmi, mëshira e të cilit arrin tek ai që Allahu dëshiron nga robërit e Tij.”
Allahu (te ala) ka thënë:
”Ai ndëshkon atë që do dhe mëshiron kë të dojë dhe tek Ai do të silleni.” 29:21