Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
… dhe e ke kuptuar fenë e Allahut me të cilën Ai i dërgoi të dërguarit, nga i pari deri tek i fundit prej tyre, e cila është feja e vetme që Allahu e pranon, dhe pasi e ke kuptuar se çfarë ka ndodhur me shumicën e njerëzve për shkak të injorancës lidhur me të, ti përfiton nga dy përfitime …
Shpjegimi
… dhe e ke kuptuar fenë e Allahut me të cilën Ai i dërgoi të dërguarit…- që të adhurohet vetëm Allahu.
Allahu (te ala) ka thënë:
”Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, pra më adhuroni!” 21:25
Ky është Islami për të cilin Allahu tha:
”Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në botën e pastajme ai do të jetë prej të humburve.” 3:85
… dhe pasi e ke mësuar se çfarë ka ndodhur me shumicën e njerëzve për shkak të injorancës lidhur me të … – Kjo është domethënia e këtij koncepti që autori ka përmendur më parë kur ai tha:
“Kur ta di ti se paganët injorant e dinin këtë, është e habitshme se ai që i përket Islamit nuk e kupton domethënien e kësaj fraze…”