Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Fundi i librit

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Unë do të përmend disa çështje që kam hasur. Këto çështje kanë ndihmuar këto medhhebe që të përhapen në të gjitha kontinentet. Prandaj ai që ka një mendje të shëndoshë, dhe shqisa të hapura dhe mendon. Më poshtë janë disa fragmente historike:

Ahmed bin el-Mukri el-Magribi ka thënë në librin e tij ”Nafh-ut-Tajib (3/158)”:

”Arsyeja se Afrika veriore mori medhhebin e Imam Malikut (rahimehullah), është se Afrika veriore dhe njerëzit e Andaluzisë që nga pushtimi i parë ishin në medhhebin e el-Euzait dhe në medhhebin e popullit të Shamit. Në qytetin e el-Hakam bin Hisham bin Abdirr-Rrahman ed-Dakhilit dhe ai ishte pushtetari i tretë në Andaluzi nga Benu Umeje, u bart fetvaja tek mendimi i Malik bin Enesit (rahimahullah) dhe popullit të Medinës.

Kjo ka ndodhur me urdhër të pushtetarit. Ai e zgjodhi atë sepse ajo i bënte dobi politikës që ai drejtonte. Megjithatë, lindën mosmarrëveshje për arsyen se pse kjo ndodhi. Shumica thanë se arsyeja ishte se dijetarët e Andaluzis udhëtuan për në Medine, dhe kur ata u kthyen, ata e përshkruan shkëlqyeshmërinë e Malikut, dijen e gjerë dhe pozitën madhështore. U tha gjithashtu se Imam Maliku (rahimehullah) një herë i kishte pyetur disa për karakterin e andalusve dhe të mbretit të Andaluzisë. Kur ai mori përshkrimin e tij, ai u gëzua, sepse në atë kohë sjelljet e Benu Abasëve nuk ishin tërheqëse. Atëherë Imam Maliku i tha këtij informuesi:

”Ne e lusim Allahun që mbreti juaj të zbukuroj Haremin tonë.”

Kjo i arriti mbretit të Andaluzisë dhe njohuritë që ata tashmë kishin për shkëlqyeshmërinë dhe fenë e Malikut. Si pasojë, ai urdhëroi njerëzit që të përqafojnë medhhebin e Malikut dhe të braktisin atë të Euzait – dhe Allahu e di më mirë.

Pastaj mbretërit ranë dakord se fetvatë dhe veprimet do të jenë vetëm në përputhje me mendimet që kishte Ibn-ul-Kasim dhe të askujt tjetër.

Si përfundim, ne gjejmë se medhhebet u themeluan për mësimet dhe politikat e mbretërve.

Nëse dëshiron ta dish arsyen prapa medhhebeve dhe origjinës së metodologjive, ti duhet të lexosh parathënien e librit ”et-Tarikh” të Ibn Khaldunit, sepse me siguri ai ka bërë një punë të shkëlqyer – Allahu e shpërbleftë atë për të. Ai tregoi mes tjerash për origjinën e medhhebeve dhe se përhapja e tyre varet vetëm nga politikat e shtypësve dhe pushtimit jo-arab për të marrë më shumë pushtet.

Ibn-ul-Kajim ka thënë në ”Ighathat -ul-Lahfan Masa’id im-ish-shejtan (1/125)”:

”Një nga planet dinake të shejtanit është se urdhëroi një kod të përbashkët të veshjes, një model të veçantë, një mënyrë të veçantë të ecjes, një mësues të veçantë, një metodologji të shpikur dhe një medhheb të veçantë. Ata detyrohen që të pasojnë këtë në të njëjtën mënyrë sikurse pasojnë farzet. Ata nuk e braktisin këtë, ata fyejnë dhe e degradojnë atë që e braktisë këtë.”

Të njëjtën gjë e bëjnë shumica të cilët pasojnë verbërisht medhhebet dhe mbështetësit e sekteve Sufiste. Prej këtyre sekteve janë Nakshbandijeh, Kadirijeh, Sahrurdijeh, Shadhilijeh dhe Tixhanijeh. Prandaj le të paralajmërohet kundër këtij fanatizmi dhe pasimi të verbër në të cilën përqendrohen këta njerëz. Ata preokupohen me memorizimin e gjërave të kota në vend të Sheriatit dhe realitetit. Si pasojë, ata ishin të bashkuar në të kotën e bidatit, ndryshe nga të kuptuarit dhe njerëzve të realitetit. Ai që mendon për udhëzimin dhe mënyrën e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem), konstaton se kjo e kundërshton metodologjinë e tyre. Udhëzimi i profetit (salAllahu alejhi ue selem) është bosh nga stërngarkimet dhe kufizimi në atë që ai nuk është urdhëruar nga Zoti i tij. Prandaj, është një dallim i madh në mes udhëzimit të tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe metodologjisë së këtyre njerëzve!

Nëse dëshiron të dish në lidhje me shfaqjen e medhhebeve në Islam, që e shkaktuan përçarjen e muslimanëve, ti duhet të lexosh librin ”Ikhathat-ul-Lahfan min Masa’id-ish-shejtan”, sidomos pjesën e fundit të librit. Aty ti do të sheh se si komplotet e Ibn Sinës, en-Nasir et-Tusisit, Ubejdijve dhe Fatimive sqarohet.

Si tërësi armiqtë e Islamit patën sukses në ndryshimin e islamit duke e ndarë popullin e tij në medhhebe dhe sekte.

Imam Shihab-ud-din Abdurr-Rrahman, edhe i njohur gjithashtu si Ebu Shameh, ka thënë në librin e tij ”el-Mu’mal lir-Rad ila el-Amr el-Euel (1/10)”:

”Sa i përket mësimeve Kuranore, njerëzit janë mjaftuar me të mësuarit përmendësh vetëm një kapitull dhe të kumtojnë disa nga mënyrat e recitimit të tij. Pos kësaj ata neglizhuan dijen e shpjegimit të tij, kuptimet dhe për të nxjerrë dispozitat prej tij. Lidhur me dijen e hadithit, ata mjaftohen me dëgjimin e disa librave që lexohen nga disa mësues të cilët vetë shpesh janë më të paditur se masa e gjerë. Disa u mjaftuan me mbeturinat e intelektit njerëzor dhe mbeturinat e mendimeve të tyre, ndërsa të tjerët e zënë veten me kumtimin e dijes së medhhebit të tyre. Disa dijetarë janë pyetur në lidhje me kuptimin e fjalës ”medhheb”. Ata u përgjigjën se kjo do të thotë ”një fe e ndryshuar”.

Allahu (Te ala) ka thënë:

”Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet.” 30:32

Pavarësisht nga kjo, ai imagjinon se ai i përket elitës së dijetarëve, kurse tek Allahu dhe dijetarët është ndër më injorantët.”

Ai gjithashtu ka thënë (1/15):

”Të katër medhhebet u bënë të njohura dhe të gjithë të tjerat u braktisën, e cila rezultoi që vetëm disa i pasuan ato. Kështu ata filluan të pasojnë verbërisht pasi që ata vetë më parë e kishin konsideruar të ndaluar të pasuarit verbërisht dikë tjetër përveç të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem). Kjo shkoi aq larg saqë mendimet e imamëve të tyre kishin arritur nivelin e Kuranit dhe Sunnetit tek ta. Ky është kuptimi i fjalëve të Allahut (Te ala):

”Ata i konsideruan ”ahbarët” (priftër jehudi) e tyre, ”ruhbanët” (murgjit e krishterë) e tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes për zota pos Allahut.” 9:31

Ky është fundi i asaj që kisha për qëllim që të mbledh fakte lidhur pasimin e verbër të medhhebeve të cilat mu kishin përmendur mua nga Lindja e Largët dhe Japonia. Unë jam i kënaqur me këtë shumë, sepse pikat e ujit tregojnë për një det. E lus Allahun (Azze ue Xhel) që Ai ti bëjë dobi robërve me këtë libër në të gjitha vendet dhe të lejon atë të jetë sinqerisht i përkushtuar fytyrës së Tij fisnike dhe një arsye për fitore me kopshte të lumturisë.

Këtë e shkrova me 15 të muajit Muharrem në vitin 1358 në qytetin e sigurt (në Mekë) të Allahut në shtëpinë time në Bukharijeh në afërsi të xhamisë së shenjtë, dhe e përfundojmë me lutjen tonë:

”I pastër e i lartë është Zoti yt, Zoti i Gjithëfuqishëm nga ajo që ata i përshkruajnë. Çdo e mirë qoftë ndaj të dërguarve. Dhe falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të gjithësisë!” 37:180-182

Shpërndaje: