Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Të qenurit i kënaqur sepse e kupton shahadetin

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab  (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E para është gëzimi për mirësinë dhe mëshirën e Allahut.

Allahu (te ala) ka thënë:

Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (10:58)

Shpjegimi

Kjo ndodhë nga dy aspekte:

Aspekti i parë: Allahu (Te ala), të ka dhënë sukses në mënyrë që ti të mund ta kuptosh kuptimin e saktë të fjalës “La ilahe ilAllah- nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut”. Kjo i përket mirësisë dhe mëshirës së Allahut. Allahu ka urdhëruar që të gëzohemi për mirësitë e Tij. Argument për këtë është se autori (rahimehullah) përmendi:

Thuaj: “Vetëm mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata.” (10:58)

Gëzimi i robit për dijen dhe adhurimin që Allahu ia ka dhuruar atij, është një nga cilësitë e lavdërueshme. Në hadith thuhet:

“Agjëruesi gëzohet dy herë; kur ai e përfundon agjërimin dhe kur të takohet me Zotin e tij.”1


1 Bukhari (1904) dhe Muslimi (165).

Shpërndaje: