Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 65-66
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 23: Sa e vërtetë është se imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) është falur prapa Xhehmive?
Përgjigje: Unë nuk di asgjë për këtë. Imam Ahmedi ishte një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Xhehmive. Unë nuk e di që ai të jetë falur prapa Xhehmive1.
Nëse imami ka devijime që nuk janë kufër atëherë duhet falur prapa tij pavarësisht nëse ai është i devotshëm apo mëkatar. Përderisa imami nuk e ka lënë fenë dhe nuk ka rënë në kufër të qartë duhet falur prapa tij edhe pse ai është mëkatar. Sahabët faleshin prapa el-Haxhaxhit dhe udhëheqësve të tjerë mëkatarë për të mos u përçarë. Kështu ata praktikonin urdhërin e të dërguarit ﷺ për të dëgjuar, bindur dhe për të mos kundërshtuar2. Nuk duhet provokuar në kaos dhe në të keqen. Uniteti dhe bashkimi duhet të promovohet.
1 Kështu është pra. Është konfirmuar nga biri i tij Abdullahi se ai nuk ka lejuar faljen prapa Xhehmive. Abdullahi ka thënë:
”E pyeta babain tim rahimehullah për faljen e namazit prapa pasuesve të bidateve pas së cilës ai u përgjigj:
”Nuk duhet falur pas tyre nëse ata janë Xhehmi ose Mutezili.” (Es-Sunneh (1/103)).
Ai u pyet gjithashtu rreth faljes së namazit prapa Xhehmive dhe u përgjigj:
”Nuk duhet falur pas tyre, ska respekt për ta.” (Mesa’il-ul-Imam Ahmed (1/63) nga Ibn Hani).
Muhamed bin Jusuf et-Tabba ka thënë: ”Kam dëgjuar një njeri duke pyetur Ahmed bin Hanbelin: ”O Ebu Abdilah! A të falem prapa një personi që pi alkool?”
Ai tha: ”Jo.”
Burri pyeti: ”A të falem pas atij që thotë se Kurani është i krijuar?”
Ai u përgjigj: ”I pa të meta është Allahu! Unë po të ndaloj ty që të falesh prapa një muslimani e ti po më pyet për një kafir!?” (Esh-Sheriah pika nr 81 nga el-Axhuri).
2 Ai Allahu e ruajt i referohet hadithit të transmetuar nga Muslimi nga Auf bin Malik el-Ashxha’i nga profeti ﷺ
”Ai që ka një pushtetarë dhe e sheh se ai po e kundërshton Allahun, duhet ta urrej kundërshtimin që ai ia bën Allahut por nuk duhet të braktis bindjen ndaj tij.” (Muslimi nr 1855).