Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
… dhe ndoshta ai e thotë (shahadetin) duke menduar se kjo e afron tek Allahu (te ala), të cilën e vepruan edhe idhujtarët. Kjo vlen veçanërisht në qoftë se Allahu të ka udhëzuar në atë për të cilën Ai tregoi në lidhje me popullin e Musait ﷺ pavarësisht drejtësisë dhe mirësisë së tyre – kur ata shkuan tek ai dhe i thanë:
“Ata i thanë Musait: “Na bëj edhe neve një të adhuruar, ashtu si kanë ata të adhuruar”.” 7:138
Kështu, frika dhe zelli yt do të shpëtojnë ty nga kjo dhe gjërave të ngjashme.
Shpjegimi
Kur shejkhu (rahimehullah) paralajmëroi ndaj këtyre dy çështjeve – njëra prej të cilave është frika e njeriut për të besuar se teuhid do të thotë të besosh se Allahu (te ala) është i vetmi Krijues, Furnizues dhe i vetmi që drejton çështjet, – autori (rahimehullah) shpjegoi se njeriu duhet të ketë frikë gjithmonë. Pastaj ai përmendi njerëzit të cilët i thanë Musait ﷺ:
“Dhe Ne i sollëm të sigurt bijtë e Israilit përmes detit derisa arritën te një popull i dhënë në adhurimin e idhujve. Ata i thanë Musait: “Na bëj edhe neve një të adhuruar, ashtu si kanë ata të adhuruar”. Musai tha: “Ju qenkeni vërtet një popull i paditur!” Padyshim që këta njerëz do të shkatërrohen për çfarë po veprojnë (adhurimin e idhujve) dhe e gjitha kjo që po veprojnë është krejt boshe dhe e kotë.” 7:138-139
Ai e bëri të qartë se pyetja e tyre që t’u jepet atyre një i adhuruar ashtu sikurse të tjerët kishin të adhuruar, është shkak i paditurisë së qartë. Kjo do të thotë që njeriu duhet të frikësohet për veten e tij, në mënyrë që të mos bie në devijime dhe injorancë duke besuar se fjala ”La ilahe ilAllah” do të thotë se “askush tjetër përveç Allahut (azze ue xhel) nuk krijon, furnizon dhe drejton çështjet”.
Kjo që Shejkhu (rahimehullah) ka thënë dhe ndaj së cilës paralajmëroi, shumica e filozofëve kanë rënë në të. Ata folën për teuhidin dhe thanë se fjala “La ilahe ilAllah” do të thotë se “askush tjetër përveç Allahut nuk krijon dhe askush tjetër përveç Allahut nuk është në gjendje të krijojë”. Kështu ata e shpjeguan këtë koncept të madh në mënyrë të rremë. Askush prej muslimanëve nuk e ka kuptuar në këtë mënyrë. E vërteta është se askush prej kufarëve nuk e kanë kuptuar atë në këtë mënyrë. Fakti është se edhe idhujtarët tek të cilët u dërgua i dërguari i Allahut ﷺ e dinin më mirë se çfarë do të thotë ky term sesa këta filozofë.