“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

24.Allahu është Formësuesi (i krijesave)

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 44

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

19 – Jo që kur Ai krijoi krijesat mori emrin Krijuesi (por emrat e Tij nuk kanë fillim, sikurse qenia e Tij)

Shpjegimi

Formësuesi (الباري) është një nga emrat e Allahut (azze ue xhel) dhe do të thotë Krijuesi (الخالق). Ai e ka krijuar formësuar, domethënë, e ka krijuar atë. Prandaj, Ai është Formësuesi. Ky emër është i pandashëm nga qenia e Tij sepse nuk ka fillim.

Shpërndaje: