Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 66-68
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 24: Cili është gjykimi për tu asocijuar me ndonjë prej grupeve që kanë ardhur tek ne (në Arabinë Saudite), t’i mbështesim ato dhe t’i mbrojmë ato?
Përgjigje: Ky vend përbëhet nga një grup i vetëm. Është i bazuar në teuhid dhe Islam, dhe është nën një udhëheqje muslimane. Vendi është i sigurt dhe stabil dhe përbëhet nga shumë të mira. Ne jemi një grup i vetëm dhe nuk pranojmë asnjë ndarje. Grupet e shumta janë në vendet që nuk kanë stabilitetin e duhur dhe sigurinë. Vendi ynë dallon nga vendet e tjera sepse Allahu ia ka dhuruar atij një thirrje për në teuhid, likuidimin e idhujtarisë dhe një qeveri Islame që gjykon me sheriat. Kështu është që nga ditët e imamit dhe reformatorit Muhammed bin Abdil-Uehabit (Allahu e mëshiroftë) deri në kohën e shkrimit – dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.
Ne nuk jemi duke thënë se vendi është i përsosur por ende qëndron në një bazë të shëndoshë. Egziston thirrja në të mirë dhe ndalohet e keqja. Dënimet e përshkruara aplikohen. Qeverisja është në përputhje me shpalljen e Allahut. Gjykatat janë ato që veprojnë përgjatë sheriatit. Trashëgimia ndahet përgjatë librit të Allahut. Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në të. I tillë nuk është rasti në vendet e tjera.
Pra ne jemi një grup në këtë vend. Ne nuk pranojmë asnjë grup apo drejtime që dallojnë nga doktorina Selefite sepse ato na përçajnë të gjithë ne, helmojnë të menduarit e të rinjve tanë dhe shkaktojnë armiqësi dhe urrejtje brenda rreshtave tonë1. Nëse këto grupe vijnë tek ne, ne humbasin lumturinë që ne përjetojmë tani2. Ne nuk i duam këto grupe. Të gjitha të mirat që gjenden në to, ne i kemi tashmë dhe më shumë. Të gjitha të këqijat që gjenden në to, ne i refuzojmë. Ne jemi të detyruar që t’i furnizojmë njerëzit me të mirën3.
1 Të menduarit e të disa prej të rinjve tanë është helmuar për shkak të këtyre sekteve të shpikura, orientimeve destruktive dhe sektarizmeve të urryera. Si pasojë urrejtja është bërë evidente në mesin e shumë të rinjve tanë. Ka shkuar aq larg sa që vëllezërit e gjakut nën një çati e urrejnë njëri-tjetrin. Një e asocijon veten me një sekt për të cilin ai do dhe urren, një tjetër e asocijon veten e tij me një tjetër sekt për të cilin ai do dhe urren. Në fakt edhe thirrësat në fe kan filluar të urrejnë njëri-tjetrin për shkak të asocjimimit me sektet dhe për shkak të epsheve devijuese. Allahu e mëshiroftë Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijen i cili tha:
”Bidati është i lidhur me përçarje (furkah) dhe sunneti është i lidhur me bashkimin (xhematin). Prandaj thuhet: Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah dhe Ehl-ul-Bid’a uel-Furkah.”(El-Istikamah (1/41)).
2 Sekte moderna sikruse Xhemat-ut-Tebligh, el-Ikhuan el-Muslimun, Kutbitë, Sururitë dhe Hadaditë i përkasin sekteve që kanë ardhur tek ne. Thirësat Selefi që ia atribuojnë veten metodologjisë Selefite dhe pasojnë transmetimet janë të detyruar që t’i luftojnë këto sekte të shpikura që devijojnë nga rruga e profetit ﷺ dhe e sahabëve të tij. Nuk lejohet të përkrahen metodologjia e tyre, është e detyrueshme për t’i shtrënguar ato dhe të shfarrosen lëvizjet e tyre duke përhapur diturin sheriatike sipas dëshmive në Kuran dhe sunnet, she sipas të kuptuarit të selefëve. Duhet tu mësohet teuhidi njerëzve gjë të cilën këto sekte e lënë pas dore dhe distrahojnë me ndihmën e politikës dhe eksitim politik.
Xhemati-Teblig vetëm se se i kushtojnë rëndësi, siç thonë ata vetë, të shpëtuarit njerëzit nga mëkatet dhe sjelljen e tyre në xhami ndërsa njëkohësisht i lënë ata të kenë mësimet e tyre pagane kur kërkojnë bekimin e varreve, bëjnë tavaf rreth tyre dhe i luten të vdekurve.
Ikhuanu-Musliminët vetëm se se i kushtojnë rëndësi, siç thonë ata vetë, bashkimit të njerëzve dhe të kenë tolerim me mospërputhjet në besim. Sipas tyre përçahen muslimanët nëse mospërputhjet në besim trajtohen. Prandaj ju shihni adhurues të varreve, Khauarixhët, Mutezilitë, Xhehmitë dhe Shiat në mesin e tyre. Qëllimi i metodologjsë së tyre është grumbullimi. Ata janë të interesuar vetëm që të kenë me vete një numër të madh të pasuesve. Parimi i tyre thotë:
”Së bashku ne zbatojmë atë për të cilën ne jemi dakord dhe justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi.”
Ehli Sunneh uel-Athar, Selefitë janë të detyruar që të ekspozojnë gjendjen e këtyre sekte devijante dhe të mbështetësve të tyre, ta paralajmërojnë umetin ndaj tyre, të refuzojnë dyshimet e tyre dhe t’i likvidojnë ato me dëshmi të bazuara në sheriat. Gjithashtu ata janë të detyruar të thërrasin në metodologjinë e selefëve (radijAllahu anhum) dhe të mbjelljen doktorinën Selefite në zemrat e brezit të ardhshëm sikurse e mbollën paraardhësit tanë atë tek ne.
3 Kjo është që të përmensim dhuratat që Allahu na ka dhuruar si teuhidi, dijetarët që i përmbahen selefëve dhe pushtetarët që gjykojnë me librin e Allahut dhe iu referohen Kuranit dhe sunnetit dhe jo ligjeve të themeluara nga njerëzit- dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.