Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

25.Armiqtë e Teuhidit, dituria, librat dhe argumentet e tyre

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është e mundur që armiqtë e Teuhidit posedojnë shumë aftësi, libra dhe argumente. Allahu (te ala) ka thënë:

“Ndërsa kur të dërguarit e tyre erdhën tek ata me dëshmi të qarta, ata ishin të gëzuar (e krenarë në vetvete) nga ajo që ata njihnin nga dija (e gjërave të dynjasë).” 40:83

Shpjegimi

Është e mundur që armiqtë e të dërguarve që debatuan me ta dhe posedonin shumë aftësi, libra dhe dyshime të cilat ata i quanin “dëshmi”. Me to, ata e veshin të vërtetën me të pavërtetën para popullit.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Ndërsa kur të dërguarit e tyre erdhën tek ata me dëshmi të qarta, ata ishin të gëzuar (e krenarë në vetvete) nga ajo që ata njihnin nga dija (e gjërave të dynjasë) dhe ai (ndëshkimi) me të cilin ata u tallën, i rrethoi ata.” 40:83

Ky lloj i gëzimit është i qortuar, sepse është një gëzim që nuk e kënaq Allahun.

Me këtë fjali, autori (rahimehullah) tregon se ne duhet të dimë në lidhje me njohuritë dhe dyshimet e këtyre njerëzve. Këtë duhet ta bëjmë për ti luftuar ata me armët e tyre. Kjo i përket udhëzimit të profetit ﷺ. Kur ai e dërgoi Muadhin në Jemen, ai i tha:

“Ti do të shkosh tek njerëzit nga ithtarët e Librit.” 1

Ai ia tha këtë në mënyrë që ai të mund të përgatitet për ta dhe ta di se çfarë libri ata kanë, në mënyrë që pastaj të jetë në gjendje që ti refuzojë ata me atë që ata argumentuan.


1 Bukhari (4347) dhe Muslimi (29).

Shpërndaje: