“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

27.Aftësia e pafund e Allahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 45

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

23 – Ai është i Aftë për çdo gjë.

Shpjegimi

Aftësia është një cilësi e pafundme. Ai nuk mori aftësinë vetëm pasi se të krijonte krijimin. Aftësia e Tij është e përjetshme. Krijimet e Tij të krijuara janë rezultat i vetëm i aftësisë së Tij për të bërë gjithçka. Allahu ka thënë se Ai bën çdo gjë ekzistues dhe jo-ekzistues. Prandaj, aftësia e Tij nuk lidhet me ndonjë gjë të veçantë. Nuk ka asgjë që nuk mund ta bëjë. As nuk është e lejueshme të kufizohet aftësia e Tij për diçka në veçanti. As nuk duhet të thuhet se Ai nuk është në gjendje të bëjë atë që Ai dëshiron. Kjo shprehje zbatohet posaçërisht kur Allahu mbledh tërë krijimin:

وَمِنْ آيَاتِهِ خَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَثَّ فِيهِمَا مِن دَابَّةٍ وَهُوَ عَلَى جَمْعِهِمْ إِذَا يَشَاء قَدِيرٌ

 “Dhe nga ajetet e Tij (provat, shenjat, dëshmitë) është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe i gjithfarë krijesave që lëvizin që Ai i ka shpërndarë në to (në qiej e në tokë). Dhe Ai është Gjithëzotëruesi përmbi ta për t’i grumbulluar kurdo që Ai të dojë.”1

Ky është një rast i veçantë.


1 42:29

Shpërndaje: