Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Të gjithë kanë nevojë për Allahun

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 45-66

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

24 – Gjithçka ka nevojë për Atë.

Shpjegimi

Askush dhe asgjë nuk mund të jetë pa Allahun. As engjëjt, as qiejt, as toka, as kafshët, as njerëzit, as ato të pajetë si malet dhe detet. Gjithçka ka nevojë për Allahun:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنتُمُ الْفُقَرَاء إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ

 “O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd.”1

Çdo gjë ka nevojë për Të, duke përfshirë eulijatë dhe qiejt. Disa thonë se eulijatë posedojnë aftësi mbinjerëzore me të cilat ata kontrollojnë krijesat dhe sjellin dobi dhe dëmtojnë. Kështu thonë kufarët dhe idhujtarët. As eulijatë, as të dërguarit, as engjëjt nuk mund të jenë pa Allahun. Askush tjetër përveç Tij nuk i kontrollon krijesat. Ky besim zhvleftëson adhurimin e statujave dhe gjërave të tjera. Si mund të adhurosh nevojtarët dhe të varfërit dhe të harrosh Atë që e ka tërë sundimin në dorën e Tij? Kur priftërinjtë e adhuruesve të varreve i thanë një njeriu të thjesht monoteist se ai beson se eulijatë as nuk mund të sjellin dobi dhe as të dëmtojnë, ai u pajtua dhe citoi fjalët e Allahut (te ala):

وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُونَ

 “Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugë të Allahut se kanë vdekur. (Jo!) Përkundrazi, janë të gjallë tek Zoti i tyre dhe atje furnizohen.”2

A tha Allahu se ata furnizojnë vetën apo furnizohen? Ata furnizohen. Pasi që ata furnizohen, ne i lutemi Atij që t’i furnizoj ata dhe jo që ata të furnizojnë vetvetën. Si rezultat i argumentit të natyrshëm të personit të thjeshtë, ata u tërhoqën.


1 35:15

2 3:169

Shpërndaje: