Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ushtria e Allahut është fitimtare me argumete dhe gjuhë, sikurse që është fitimtare me shpatë dhe shigjetë
Shpjegimi
Autori (rahimehullah) sqaron se ushtria e Allahut, të cilët janë besimtarët e Tij që mbështesin fenë e Allahut dhe të dërguarin e Tij ﷺ, luftojnë kundër njerëzve me dy mjete:
E para: Me argumente dhe sqarime. Kjo bëhet kundër hipokritëve të cilët nuk tregojnë haptas armiqësi ndaj muslimanëve. Prandaj ata luftohen me argumente dhe sqarime.
E dyta: Me shaptë dhe shigjetë. Kjo i drejtohet drejt atyre që haptazi tregojnë armiqësi ndaj Islamit. Këta njerëz janë pabesimtarë haptazi. Allahu (azze ue xhel) ka thënë në lidhje me këto dy lloje të njerëzve:
“O ti profet! Lufto fort kundër kufarëve mohues dhe hipokritëve dhe qëndro ashpër ndaj tyre! Dhe përfundimi i përhershëm i tyre do të jetë xhehenemi, – dhe vërtet që i keq është përfundimi i tillë.” 66:9
Kufarët të cilët haptazi tregojnë mosbesimin e tyre, luftohen së pari me argumente dhe sqarime. Pastaj me shpatë dhe shigjetë. Por ata nuk duhet të luftohen derisa e vërteta t’u jetë sqaruar atyre.
Është e detyrueshme për umetin Islam që të përballet me të gjitha armët që janë të drejtuara kundër Islamit, në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata që e luftojnë Islamin përmes luftës ideologjike dhe fjalëve, luftohen duke zbuluar gënjeshtrat e tyre përmes studimeve dhe argumenteve logjike dhe Sheriatike. Dhe lidhur me ata që e luftojnë Islamin nëpërmjet ekonomisë, ata jo vetëm që duhet të luftohen, por edhe të sulmohen në të njëjtën mënyrë sikurse ata e sulmojnë Islamin. Megjithatë, kjo duhet të bëhet në qoftë se është e mundur për ta bërë këtë. Sa për ata që e sulmojnë Islamin me armë, është e detyrueshme për të rezistuar me armë që përputhen me armët e tyre.