Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

30.Si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj librit të përmendur ”Menhexh-ul-Enbija”?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 85-86

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 30: Si duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj librit të përmendur ”Menhexh-ul-Enbija”?

Përgjigje: Sëmundjet në këtë libër duhet të theksohen. Gjithashtu duhet kërkuar që libraritë të pastrohen prej tij dhe që ky libër të ndalohet në Arabinë Saudite1.


1 Pyetja në vazhdim iu shtrua shejkh Abdul-Aziz bin Abdilah bin Bazit (rahimehullah):

Pyetje: Autori i librit ”Menhexh-ul-Enbija fid-Daueti ila Allah” ka thënë:

”Unë kam lexuar librat e besimit dhe e kam kuptuar se ato të gjithë janë të ngurta sepse ato përbëhen nga tekste dhe dispozita

Çka thoni për këtë?

Përgjigje: Ky është një gabim shumë i madh. Të gjitha janë të ngurta? E lus Allahun për mbrojtje. Librat e besimit të cilat janë korrekte nuk janë aspak të ngurta. Në to citohet Allahu dhe i dërguari i Tij. Nëse ai e ka për qëllim se Kurani dhe sunneti janë të ngurta kështu që deklarata e tij është dalje nga feja. Është e neveritshme që ti’a kthesh shpinën fesë së Allahut. Kjo është e neveritshme.

Është e neveritshme që ti’a kthesh shpinën fesë së Allahut dhe të braktisësh praktikimin e librit të Allahut. Nga ana tjetër teprimi është ekstremizëm. I neveritshëm është ai që ia kthenë shpinën fesë së Allahut e jo ai i cili shkruan për besimin, i thërret njerëzit në besimin e vërtetë dhe në metodologjinë e selefëve. Kjo nuk është e neveritshme. Kjo është feja e profetëve. Është metodologjia e profetëve në thirrjen për në fenë e Allahut; Besimi i vërtetë duhet të sqarohet dhe duhet të paralajmërohet ndaj atij që e kundërshton atë. Thënia e tij është një deklaratë e sëmurë.

Pyetje: Cili është gjykimi për ta shitur këtë libër?

Përgjigje: Nëse kjo gjendet në të nuk lejohet shitja e tij. Është e detyrueshme grisja e tij nëse kjo gjendet në të. (Ligjërata: Afat-ul-Lisan, 1413/12/29, në Taif).

Et-Turabi u shpreh ngjashem me Muhammed Sururin kur ai tha:

”Besimi i sotëm duhet të çlirohet nga dituria e vjetër dhe të miratojë një dituri të re që ishte e huaj për selefët.” (Taxhdid-ul-Fikr el-Islami, fq. 25).

Ai gjithashtu ka thënë:

”Ne duhet ti kemi parasysh parimet Islame. Sipas meje fillojnë teoritë e të kuptuarit të shëndosha me Kuranin i cili me sa duket ka nevojë për një interpretim të ri. Nëse lexojmë në interpretimet tona të Kuranit vërejmë se ato janë të lidhura me realitetin e asaj kohe. Çdo interpretim Kurani shprehet sipas të menduarit e asaj kohe. Megjithatë, ne nuk mund të gjejmë një interpretim të mjaftueshëm të Kuranit i cili i përshtatet situatës aktuale.” (Taxhdid-ul-Fikr el-Islami, fq. 42).

Me këtë thënie ai dëshiron ta shpjegojë Kuranin përgjatë mendimeve të njerëzve në të gjitha kohët. Ai nuk e di se Kurani mund të interpretohet vetëm si vijon; Kurani me Kuran, Kurani me sunnet, Kurani me deklaratat e sahabëve dhe Kurani me gjuhën arabe. Interpretimi i Kuranit nuk ndryshon përgjatë kohës, gjendjes së njerëzve apo konkluzioneve teorike.

 

Shpërndaje: