Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.Argumenti i gënjeshtarit është kundër tij (1)

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pasuesit e së kotës sa herë që sjellin ndonjë argument, ajo që gjendet tashmë në Kuran e shkatërron atë dhe e sqaron gënjeshtrën e saj.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.” (25:33)

Shpjegimi 

Një pasues i së kotës pra nuk mund të vijë me ndonjë argument për të kotën e tij, vetëmse Kurani përmban atë që e zbulon këtë argument të rremë. Fakti është se çdo herë që një gënjeshtar vjen me një argument nga nga Kurani dhe Sunneti për gënjeshtrën e tij, ky është një argument kundër tij. Kjo është ajo që Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë në parathënien e librit të tij “Dar Ta’arudh-in Nakl uel-Akl”.

Shpërndaje: