Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 48-49
Përktheu: Valdet Gashi
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
28 – Ai ka përcaktuar jetët e tyre.
Shpjegimi
Të gjitha krijesat kanë jetëgjatësi dhe fund të caktuar. Allahu (subhaneh) ka thënë:
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
”Çdo gjë që është në të (në këtë ekzistencë) do të shuhet. E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd, që është e madhëruar dhe e nderuar!”1
كُلُّ شَيْءٍ هَالِكٌ إِلَّا وَجْهَهُ
”Çdo send zhduket pos fytyrës së Tij.”2
Gjithçka jeton një jetë të caktuar. Allahu ka përcaktuar këtë, do të jetë ose e shkurtër ose e gjatë. Allahu (subhaneh) ka thënë:
وَمَا تَحْمِلُ مِنْ أُنثَى وَلَا تَضَعُ إِلَّا بِعِلْمِهِ وَمَا يُعَمَّرُ مِن مُّعَمَّرٍ وَلَا يُنقَصُ مِنْ عُمُرِهِ إِلَّا فِي كِتَابٍ إِنَّ ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
“Dhe asnjë femër nuk mbetet barrë dhe nuk lind veçse me Gjithëdijen e Tij. (Po kështu) edhe asnjë të moshuari nuk i dhurohet gjatësi jete, as nuk i mangësohet pjesë nga jeta e tij, veçse është në Libër (El-Leuh El-Mahfudh). Sigurisht që kjo për Allahun është e lehtë.”
Jetëgjatësitë janë në dorën e Tij (subhanehu ue te ala). Kjo dëshmon sundimin dhe aftësinë e Tij të përsosur. Atë që Ai dëshiron ajo ndodh dhe ajo që Ai nuk dëshiron nuk ndodh.
1 55:26-27
2 28:88
3 35:11