Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

34.Çka i këshillon rininë të cilët e kanë neglizhuar besimin?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 91-94

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 34: Në kohët e fundit kan dalë në shesh disa të rinj që lënë pas dore studimin e çështjeve të lidhura me besimin për çështje të tjera. Çka i këshillonë këta të rinj?

Përgjigje: I këshilloj të rinjtë dhe të gjithë muslimanët që së pari dhe më kryesorja të kujdesen për besimin1. Besimi është baza e veprave dhe se në bazë të besimit pranohen apo refuzohen ato. Nëse besimi është i shëndoshë dhe vepra i përkushtohet vetëm Allahut dhe sipas ligjësimit të dërguarëve dhe në veçanti profetit të fundit, ligjësimit të profetit tonë Muhammedit ﷺ, atëherë të gjitha veprimet e tjera pranohen gjithashtu. Dhe në qoftë se besimi është i prishur ose i devijuar, bazuar në zakonet dhe traditat stërgjyshore ose pagane, kështu që veprat refuzohen edhe pse ato do t’i përkushtohen vetëm Allahut të Vetëm. Sepse Allahu (subhanehu ue te ala) nuk pranon një vepër derisa ajo të mos bëhet vetëm për hir të Tij dhe sipas sunnetit të të dërguarit të Tij ﷺ. Ai i cili dëshiron të shpëtojë veten e tij, që veprimet e tij të pranohen dhe të jetë musliman i vërtetë duhet të kujdeset për besimin. Ai duhet ta dijë besimin e vërtetë dhe faktorët që e anulojnë atë në mënyrë që ai mund të ndërtojë veprimet e tij mbi të. Megjithatë, këtë nuk mund ta bësh nëse nuk e studiojnë besimin tek dijetarët të cilët e kanë mësuar atë nga parardhësit e umetit2. Allahu (subhanehu ue ue te ala) i tha profetit të Tij Muhammed :

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ وَلِلْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ

”Atëherë, dije se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve dhe të besimtareve.” 3

Imam Bukhari shkroi titullin ”Dituria vie para fjalimit dhe veprës”4 dhe përmendi ajetin e lartëpërmendur. Allahu (te ala) ka thënë:

وَالْعَصْرِ إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ

”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” 5

Ai përmendi katër gjëra që e shpëtojnë njeriun nga shkatërrimi:

1 – Besimi, që është akidja e saktë.

2 – Veprat e mira dhe fjalët. Edhe pse veprat janë pjesë e besimit ai përmendi ato të ndara nga besimi për të theksuar rëndësinë e tyre.

3 – Nxitja për në të vërtetën. Do të thotë që ata të thërrasin në fenë e Allahut, të urdhërojnë në të mirën dhe të ndalojnë nga e keqja.

4 – Nxitja për durim me problemet dhe vështirësitë që shfaqen gjatë rrugës.

Muslimani nuk mund të përjetojë lumturi derisa ai të mos plotësoj këto katër pika. Njeriu mund të kujdeset për arsim të përgjithshëm, të lexojë gazetat dhe të hulumtojë se çka ndodh në botë vetëm kur ai ta dij teuhidin dhe besimin e drejtë. Vetëm atëherë ai mund ta bëjë dallimin në mes të mirës dhe të keqes dhe të paralajmërojë kundër së keqes dhe propagandës së devijuar. Megjithatë, ai së pari duhet të pajiset me dije dhe besim në Allahun dhe në të dërguarin e Tij ﷺ. Nuk sjell dobi fare leximi i revistave, gazetava dhe politika pa pasur dituri për besimin dhe fenë. Kjo është një punë e kotë e cila nuk i sjell të kuptuarit e dallimit midis të drejtës dhe të gabuarës. Shumë njerëz të cilët janë injorantë rreth besimit hynë në këto çështje pastaj devijojnë vetë dhe i devijojnë të tjerët. Ata i mashtrojnë njerëzit6, sepse ata janë injorantë dhe nuk kanë dije lidhur me gjërat e dobishme dhe të dëmshme, se çka duhet bërë dhe çka nuk duhet bërë dhe se si gjërat duhet të trajtohet. Shumë prej tyre kanë pësuar defekte dhe mashtrime vetëm për shkak se ata lexojnë revista dhe preokupojnë veten me politikën pa pasur dije rreth besimit dhe fesë. Prandaj ata mendonin se e sakta është gabim dhe gabimi është i saktë.


1 Shejkhu ynë e bazoi këtë metodologji në fjalët e profetit të transmetuar nga Tamim ed-Dari (radijAllahu anhu):

”Feja është sinqeritet.” Ata thanë: ”Ndaj kujt o i dërguari i Allahut?” Ai tha: ”Ndaj Allahut, librit të Tij, të dërguarit të Tij, udhëheqësit të muslimanëve dhe masës së gjerë.” (Muslimi nr 55).

gjithashtu fjalët e profetit të cilat ia tha Muadh bin Xhebelit (radijAllahu anhu) kur e dërgoi atë për në Jemen:

”Le të jetë gjëja e parë në të cilën i thërret ata se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut.” (Bukhari nr 6937).

2 Përveç kësaj dijetarët mirëdashës i rekomandojnë ata që të jenë të udhëzuar, të sinqertë dhe të thelluar në dije. Ata nuk duhet t’i përkasin partizanëve dhe pasusve të epsheve, dhe sekteve të devijuara.

3 47:19.

4 Bukhari (1/37).

5 103:1-4.

6 Ky është tipik i aktivistëve politikë dhe hizbive të cilët i preokupojnë shoqëritë muslimane me nxitje politike në ligjëratat, predikimet, artikuj dhe librat e tyre.

 

Shpërndaje: