Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 94-97
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 35: Të rinjtë janë larguar nga leximi i librave të selefëve, të cilat saktësojnë besimin e saktë sikurse libri ”Kitab-us-Sunneh” nga Ibn Ebi Asim, i cili sqaron metodologjinë dhe qëndrimin e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit lidhur me sunnetin dhe Ehl-us-Sunnetin, si dhe ndaj bidatet dhe pasuesve të bidateve. Në vend të kësaj ata u përkushtohen librave të shkruar nga të ashtu quajturit mendimtarë dhe thirrësa që flasin në një mënyrë që bie ndesh me librat e selefëve. Çka i këshillonë këta të rinj? Cilat libra Selefite u rekomandonë?
Përgjigje: Kur e dimë se është obligative kujdesja dhe mësimi i besimit të drejtë, shtrohen pyetjet ”Ku ta mësojmë këtë besim” dhe ”Nga kush ta mësojmë atë”?
Burimet e besimit janë Kurani, sunneti dhe metodologjia e selefëve. Kurani e ka sqaruar besimin mjaftë dhe atë që e kundërshton atë, atë që i kundërvihet atij dhe që e cenon atë. Ai ka vënë në dukje të gjitha sëmundjet që e cenojnë atë1. E njëjta gjë vlen edhe me sunnetin e të dërguarit ﷺ, jetën e tij, thirrjen e tij dhe hadithet2. Gjithashtu vlejnë edhe selefët3: sahabët, tebiinët dhe etba tebiinët. Ata janë brezat e admirueshëm. Ata u kujdesën për interpretimin e Kuranit, shpjegimin e sunnetit dhe sqarimin e besimit të saktë njerëzve. Pas Kuranit dhe sunnetit duhet t’u referohemi fjalëve të selefëve të cilat janë ruajtur në librat që interpretojnë dhe shpjegojnë Kuranin dhe sunnetin. Ato janë shkruar edhe në librat e besimit.
Për sa u përket atyre nga të cilët duhet mësuar besimin (akiden), kjo duhet bërë nga njerëzit dhe dijetarët që praktikojnë teuhidin dhe që e kanë studiuar këtë besim në detaje dhe e kanë kuptuar atë. Ata ekzistojnë, dhe veçanërisht në këtë vend që aplikon teuhidin4. Dijetarët e drejtë në përgjithësi dhe dijetarët në këtë vend në veçanti kujdesen për besimin. Ata e studiojnë atë dhe e kuptojnë atë dhe ia sqarojnë atë njerëzve, dhe i thërrasin në të. Prandaj besimi duhet të mësohet nga njerëzit dhe dijetarët që e aplikojnë teuhidin dhe kanë besim të shëndoshë dhe të pastër.
Të largohesh nga mësmi i besimit duke mësuar libra sipërfaqësore dhe ideologji të importuara kjo nuk bën dobi aspak. Nuk është e dëmshme të jesh i paditur në lidhje me këto libra (sipërfaqësore) dhe se nuk ka dobi të pasurit dije rreth tyre5. Por në qoftë se një person është mjaft i informuar lidhur me teuhidin, besimin dhe njohuri të tjera sheriatike dhe dëshiron të lexojë libra të tjera në mënyrë që ta dijë se çfarë dhurate i ka dhënë Allahu (subhanehu ue te ala) atij me anën e besimit të vërtetë nga e cila këta njerëz janë të privuar për shkak të thashethemeve dhe fjalëve të kota në libra dhe revista që përbëhen prej më shumë dëmeve sesa dobive, kjo i lejohet atij me kusht që ai të mos largohet nga leximi i dobishëm. Nuk është e lejuar për një student (dhe sidomos për një fillestar) që të lexojë këto libra sepse ato janë të padobishme dhe një humbje kohe që i shkakton lexuesit hutim dhe humbje kohe.
Prandaj është e detyrueshme për njeriun që të zgjedh libra të shëndetshme dhe të dobishme që kujdesen për Kuranin dhe sunnetin dhe shpjegojnë interpretimin e selefëve për të dyja (Kuranin dhe sunnetin). Dituri është që të citosh fjalët e Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ.
Ibn-ul-Kajim (rahimehullah) ka thënë:
Dituria është të citosh fjalët e Allahut, të dërguarit të Tij dhe të sahabëve
ata janë dijetarët
Dituria nuk është që me mendjelehtësi të emërosh veten tënde
si mospajtues ndërmjet teksteve dhe mendimit të një individi6
1 Allahu (te ala) ka thënë:
وَمَا بَيْنَ ذَلِكَ وَمَا كَانَ رَبُّكَ نَسِيًّا
”Dhe Zoti yt nuk harron asgjë.” (19:64).
الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا
”Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” (5:3).
Profeti ﷺ ka thënë:
”Unë po ju lë në një qartësi; nata e saj është si dita e saj. Vetëm i shkatërruari devijon nga ajo.” (El-Hakim (1/95)).
Ai ﷺ ka thënë gjithashtu:
”Unë po ua lë dy gjëra, nuk do të devijoni përderisa kapeni për to; librin e Allahut dhe sunnetin tim.” (El-Hakim (1/93)).
3 Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:
”Paso dhe mos shpik në fe. Ajo që ju keni është e mjaftueshme.” (ea-Sunneh (28) nga Ibn Nasr dhe es-Sunnen (1/80) nga ed-Darimi).
4 Arabia Saudite.
5 O Allah! shtoje injorancën tonë lidhur me to dhe zgjeroje dijen tonë lidhur me teuhidin!
6 Nga poezia “en-Nunijeh” e imam Shems-ud-Din bin Kajim-il-Xheuzijes.