“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

37.Cili është gjykimi mbi aktrimet e ashtuquajtura ”fetare” dhe ilahitë e ashtuquajtura ”Islame”, të cilat praktikohen nga disa të rinj në kampet verore?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 150-112

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 37: Cili është gjykimi mbi aktrimet e ashtu quajtura ”fetare” dhe ilahitë e ashtu quajtura ”Islame”, të cilat praktikohen nga disa të rinj në kampet verore?

Përgjigje: Unë mendoj se aktrimet1 nuk lejohen për shkak të arsyeve të mëposhtme:

1 – Ajo i tërheqë në dëfrim publikun2 të cilët shikojnë veprimet e aktorit dhe qeshin3. Pjesët teatrale në parim kanë për qëllim argëtimin dhe dëfrimin e publikut dhe asgjë tjetër.

2 – Ndoshta ata luajnë role të personaliteteve të mëdha Islame, të tillë si p.sh sahabët. Kjo ulë pozitën e tyre4 pavarësisht nëse ia vë vëmendjen kësaj apo jo. Nuk është e lejuar për një fëmijë apo një të rritur që të luajë rolin e një prej dijetarëve apo një sahabiu për shkak se kjo është një denigrimin i personalitetit Islam me një aktor mëkatar ose të shëmtuar.

A kënaqesh që dikush të imitoj ecjen tënde dhe të folurit tuaj? A mendon se kjo është denigruese edhe pse aktori pretendon se ai vetëm ka qëllim të mirë? Askujt nuk i pëlqen që të imitohet.

3 – Më e rrezikshmja është kjo, domethënë të luhet një personalitet kafir, si Ebu Xhehli dhe Faraoni, të filten fjalë të kufrit duke pretenduar se ata duan të hedhin poshtë këto personalite ose me pretendimin për të treguar se si ishte periudha pagane. Ky është një përngjasim me ta, ndërsa i dërguari ﷺ ka ndaluar përngjasimin me idhujtarët5. Nuk ka rëndësi nëse përngjasimi ka të bëjë me një personalitet apo me fjalët e tij.

4 – I dërguari ﷺ nuk ka thirrur në këtë mënyrë. As selefët apo muslimanët e hershëm.

Këto aktrime kanë ardhur nga të tjerët, nëpërmjet kufarëve, më pas ka hyrë tek ne në emër të thirrjes Islame. Nuk është e saktë që këto të konsiderohen si mjet i thirrjes, sepse mjetet e thirrjes janë të mbështetura në Kuran dhe sunnet6, dhe nuk kan nevojë për këtë metodë. Gjatë kohërave të ndryshme thirrja ka qenë e suksesshme edhe pa këto aktrime. Kur erdhi kjo metodë e thirrjes nuk u shtoi gjë njerëzve, e as nuk ndikuan asgjë gjë që dëshmon se ato janë negative, të pa dobishme dhe të dëmshme.

Nëse dikush thotë se engjëjt shfaqen në formën njerëzore kjo është për shkak se njeriu nuk është në gjendje të sheh engjëjt në formën e tyre të vërtetë. Kjo është në dobi të njeriut. Njeriu nuk do të kishte mundur të flasë me engjëjt dhe as t’i shikojë engjëjt në qoftë se ata ishin shfaqur në formën e vet7. Qëllimi i transformimit të engjujve në formën e një personi nuk është qëllimi që këta njerëz thonë. Engjëjt transformohen në formë të njeriut me qëllim të dobis, sepse engjëjt kanë forma ndryshe nga njerëzit. Ndërsa si është e mundur që forma e një njeriu të transformohet në formën e njeritur tjetër? Cila është asryesa e saj?


Shejh Bekr Ebu Zejdi ka thënë:

”Disa studiues kanë arritur në përfundimin se bërthama e aktrimit ishte simbol i adhurimeve idhujtare tek grekët.” (Et-Temthil, fq.18).

Shejh-ul-Islam Ibn Tejmijeh ka thënë kur ai përmendi të “delen e palmës” (festë e nasarave) :

”Ata dalin me fletat e ullirit dhe të ngjashme për të marrë shëmbëlltyrën e asaj që i ndodhi Isait ﷺ.” (Iktidha-us-Sirat el-Mustakim, fq. 191).

Citimi është nga libri shejkh Bekr Ebu Zejdit i quajtur Et-Temthil”.

Shejkh Bekr Ebu Zejdi ka thënë në të njëjtin libër:

”Kur ti e din se aktrimi nuk ka ekzistuar në mesin e gjeneratave më të mira të Islamit dhe se ato u futën në disa periudha kohore, dhe se në shekullin 14 h u pranuan klubet e dëfrimit dhe teatrot, dhe pastaj u hodhën nga kishat nasrane tek njerëzit që kërkojnë ”drama fetare” në shkolla dhe nga disa grupe Isamike, ti duhet ta dish se principet dhe parimet e sheriatit që e ngrisin në nderë dhe përsosje praktikuesin e saj i refuzojnë ato.

Veprat janë ose adhurime ose zakone. Adhurimi nuk është ligjësuar për derisa Allahu nuk e ka ligjësuar atë dhe zakonet nuk janë të ndaluara për derisa Allahu nuk i ndalon ato. Bazuar në këtë nuk lejohet adhurimi me ”aktrime fetare”, ose ta kesh si zakon argëtimin me to. Nuk ka asnjë dëshmi në sheriat për ”aktrimet fetare”. Kjo është një metodë e shpikur. Një nga shprehjet më përfshirëse të Islamit janë fjalët e profetit ﷺ:

”Kushdo që vepron diçka që nuk i përket fesë sonë, ajo do t’i refuzohet.” (Muslimi nr 1718).

Pasi që mëson lidhur me prejardhjen e aktrimit dhe se ato janë shfaqur në mesin e muslimanëve pa argumente të caktuara dhe se ato i përkasin adhurimeve të paganëve grek dhe të inovatorëve nasara, atëhere e dini se ”aktrimet fetare” që ju shihni në disa shkolla dhe universitete nuk janë asgjë tjetër pos aktrime të shpikura sepse ato nuk kanë bazë në Islam. Prandaj ato janë bidate. Gjitha gjërat e shpikura në fe janë bidate që kundërshtojnë fenë. Prandaj, është plotësisht e saktë që t’i quajmë ato ”aktrime të shpikura”.

Lidhur me aktrimet jo fetare, ato janë përngjasim me jomuslimanët të cilët janë armiqë të Allahut. Aktrimet nuk njihen vetëm përmes tyre dhe ne jemi të ndaluar që t’i imitojmë ata.”

Shembuj të grupeve të nënkuptuara Islamike janë Ikhuanul-Muslimun.

Të ashtuquajturit ”aktrim Islam” që zhvillohet në kampe verore dhe në shkolla konsiderohet si një mënyrë për të thirrur dhe për të ndikuar në rininë e tyre. Ashtu besojnë ata por mendimi i tyre refuzohet nga sheriati. Mënyra e davetit dhe mjetet duhet të jenë në përputhje me Kuranin dhe sunnetin. Askujt nuk i lejohet të shpik vetë diçka.

Nëse dikush pohon se metoda e davetit varet nga rrethanat e dobive, ne pyesim veten nëse sheriati ka dështuar në dobitë e robërve?

Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh iu përgjigj kësaj pyetjeje dhe tha:

”Sheriati kurrë nuk ka neglizhuar ndonjë dobi. Allahu (te ala) ka plotësuar fenë tonë dhe na la në një rrugë, nata e të cilës është e qartë si dita e saj. Askush tjetër përveç të shkatërruarit nuk devijon prej saj.” (El-Huxhexh el-Kauijjeh ala ene Uesa’il-ed-Dauah Teukifijjeh, fq. 40, nga shejkh Abdus-Selam bin Berxhas.

Pse duhet thirrësi t’i kthehet metodave që nuk përmenden në sheriat nëse shumë njerëz janë penduar nga kufri, mëkati dhe kundërshtimet përmes metodave të ligësuara? Ajo që ekziston në sheriatit është e mjaftueshme për të arritur qëllimet e davetit, domethënë pendimin e mëkatarit dhe udhëzimin e të devijuarit. Ata që thërrasin në fenë e Allahut duhet të jenë të kënaqur me atë që Muhammedi ﷺ dhe shokët e tij (radijAllahu anhum) ishin të kënaqur. Ata vepruan çdo gjë përgjatë dijes.

Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”O Njerëz! Ju do të shpikni dhe do të shpikin për ju. Nëse ju e shihni një bidat ju duhet t’i përmbaheni çështjes së parë (sunnetit).”

Ai gjithashtu ka thënë:

”Ua tërheqi vërejtjen ndaj bidateve, ua tërheqi vërejtjen ndaj shtirjeve, ua tërheqi vërejtjen ndaj thellimit në gjëra. Përmbajuni asaj të vjetrës (fesë së selefëve).” (Tabakat-ul-Hanabilah (1/69-71)).

Shejkh Abdus-Selam tha:

”Është jashtëzakonisht e vështirë për të përcaktuar dobinë e një çështje të caktuar. Një person mund të konsiderojë diçka të jetë e dobishme kur në fakt ajo nuk është e tillë fare. Si rezultat janë muxhtehidunët ata që vendosin se çka është e dobishme. Këta njerëz janë të devotshëm dhe të ditur në lidhje me rregullat e sheriatit dhe dobitë e kësaj bote.

Kërkimi i gjërave të dobishme kërkon veprim me rezerva kur është fjala për dobinë në mënyrë që të mos biesh në epshe. Shpesh epshet e zbukurojnë jo të dobishmen në mënyrë që ajo të duket si e dobishme. Nuk ndodh shpesh që të mashtrohesh nga diçka që dëmi të jetë më i madh se sa dobia. Si mundet një person që pason verbërisht të tjerët të thotë se ai ndjen fuqishëm se çka përmbanë dobinë? Kjo nuk është asgjë tjetër pos guxim i pamatur në fenë dhe hyrje në vendimet sheriatike pa bindje.”

Ai e citoi shejkh Hamud bin Abdilah et-Tuvejxhirin (rahimehullah) i cili tha:

”Aktrimet në thirrjen për në fenë e Allahut (te ala) nuk i përkasin as sunnetit të dërguarit të Allahut ﷺ, e as sunnetit të kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar. Ato janë prej bidateve të sotme. Profeti ﷺ ka paralajmëruar kundër bidateve, urdhëroi që ato të refuzohen dhe tha se ato janë të këqija dhe devijim.” (El-Huxhexh el-Kauijjeh, fq. 54-55).

2 Aktrimet janë humbje kohe. Muslimani është përgjegjës për kohën e tij. Ai është i obliguar të kujdeset për të dhe ta shpenzojnë atë në atë që e kënaq Allahun (azza ue xhel) dhe që i sjell dobi robit në të dy jetët. Ebu Barzah el-Eslemi (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Këmbët e robit nuk do të lëvizen në ditën e gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra; për jetën e tij dhe mënyrën se si ai e ka kaluar atë, rininë e tij dhe si e ka kaluar atë, pasurinë e tij dhe si e ka fituar atë dhe ku e ka shpenzuar atë, dhe për dijen e tij se si e ka praktikuar atë.” (Tirmidhi nr 2417 i cili e vërtetoi hadithin).

Aktrimet në esencë janë gënjeshtra. Në fakt i gjithë aktrimi është një gënjeshtër për të ngjallur vëmendjen e publikut dhe për të ndikuar tek ai ose për t’i bërë që të qeshin. Aktrimet ndërtohen mbi tregime të shpikura. Ka ardhur një kërcënim i ashpër nga i dërguari ﷺ kundër atyre që gënjejnë për të bërë njerëzit të qeshin. Muauijeh bin Hejdeh (radijAllahu anhu) transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

Mjerë për atë që gënjen për t’i bërë njerëzit që të qeshin, mjerë për të, mjerë për të.”

 (Ahmedi (5/3-5), Tirmidhi nr 2315 dhe el-Hakim (1/46)).

Hadithi është i mirë.

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë lidhur me hadithin e mësipërm:

Ibn Mesudi ka thënë:

”Gënjeshtra nuk lejohet as kur flitet seriozisht dhe as kur bëhet shaka.”

Nëse gënjeshtra pos kësaj përbën një sulm ndaj muslimanëve dhe dëmton fenë atëherë ajo është më e rrezikshme. Në çdo rast personi meriton (dmth ai që gënjen për t’i bërë njerëzit të qeshin) që t’i jepet një dënim i ligjësuar në mënyrë që ai të mos rikthehet në këtë veprim më.” (Mexhmu-ul-Fataua (32/256)).

Lidhur me përallat, selefët i urrenin përralat dhe rrëfimin e tyre. Ata paralajmëronin ashpër kundër tyre dhe luftonin treguesit e përrallave në mënyra të ndryshme. Shih librin ”el-Mudhekkir uet Tadhkir Uedh-Dhikr” fq. 26, nga Ibn Ebi Asim me shqyrtimin e Khalid er-Radadit.

Ibn Ebi Asim raportoi me një zinxhir të saktë transmetimi se Aliu (radijAllahu anhu) pa një burrë duke treguar përralla.

Ai e pyeti: ”A ke dijeni për ajetet që shfuqizojnë dhe ato të shfuqizuarat?”

Njeriu u përgjigj: ”Jo!”

Atëherë Aliu i tha:”Ti je shkatërruar dhe u ke shkaktuar shkatërrimin të tjerëve.” (el-Mudhekir uet Tadhkir Uedh-Dhikr, fq. 82).

Maliku ka thënë:

”Unë i urrej përrallat në xhami.”

Maliku ka thënë:

”Unë nuk mendoj se ne nuk duhet të ulemi me tregues të përrallave. Përrallat janë risi.”

Selimi ka thënë:

”Ibn Umeri ishte jashtë xhamisë dhe tha: ”E vetmja gjë që shtyu që të dal jashtë nga xhamia ishte zëri i një treguesi të përrallave.”

Imam Ahmedi ka thënë:

”Gënjeshtarët më të mëdhenj janë treguesit e përrallave dhe lypësit.” Ai u pyet: ”A merr pjesë në ndejat e tyre?”

Ai u përgjigj: ”Jo.” (el-Bidah uel-Hauadith, fq. 109-122, nga Tartushi).

4 Aktrimet janë gjithashtu një imitim i një personi. Ka një hadith autentik që dënon dhe ndalon imitimin. Aishah (radijAllahu anha) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

”Nuk më pëlqen të imitojë një njeri edhe nëse më jepet kjo dhe ajo.”(Ahmed (6/136) dhe Tirmidhiu (2503))

5 Hadithet që ndalojnë përngjasimin e paganëve dhe kufarëve janë të shumta, duke përfshirë:

”Dallohuni nga jehudët dhe nasarat…” (Ibn Hibani (2186))

”Dallohuni nga idhujtarët …” (Muslimi (259))

”Dallohuni nga mexhusët (adhuruesit e zjarrit)…” (Muslimi (260))

6 Ka dalur një libër nga shejkh Abdus-Selam bin Berxhas Abdil-Kerim me emrin ”El-Huxhexh el-Kauijjeh ala ene Uesa’il-ed-Dauah Teukifijjeh”. Ky libër e trajton këtë temë dhe rekomandohet nga ne.

7 Engjujt nuk citojnë fjalët e njeriut në formën e të cilit transformohen dhe as nuk i imitojnë ata në ecje të tyre apo në diçka tjetër sikurse veprojnë aktorët e sotëm. Shih ”Ikaf-un-Nabil ala Hukm-it-Temthil” nga Shejkh Abdus-Selam bin Berxhas.

 

Shpërndaje: