Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

39.Nuk ka asgjë kontraditore në fjalët e Allahut dhe të dërguarit

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Idhujtarë! Unë nuk e kuptoj atë që ti ke përmendur nga Kurani dhe nga fjalët e profetit ﷺ. Megjithatë, unë jam i bindur se fjalët e Allahut nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën sikurse fjalët e profetit ﷺ nuk kundërshtojnë fjalët e Allahut.

Shpjegimi

Me fjalët “Unë nuk e kuptoj atë që ti ke përmendur …”, autori (rahimehullah) ka për qëllim d.m.th kuptimin e asaj që ti pretendon. Unë e mohojë nuk e pranoj atë, sepse e di se në fjalët e Allahut nuk kanë kontradita. Po ashtu, unë e di se fjalët e profetit ﷺ nuk kanë kontradiktë me fjalët e Allahut.

Allahu (te ala) ka thënë:

”A nuk e përfillin ata (me vëmendje) Kuranin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie..” (4:82)

”Ne ty ta shpallëm Librin sqarim për çdo gjë, udhëzim e mëshirë dhe myzhde për muslimanët.” (16:89)

”Ty ta zbritëm Kuranin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kuranin).” (16:44)

Fjalët e të dërguarit ﷺ nuk e kundërshtojnë Allahun. As nuk ka kontradikta mes fjalëve të Allahut. Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë se Ai nuk ka ndihmës, ndërsa profeti ﷺ ka thënë:

“Islami është ndërtuar mbi pesë; Shahadeti se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhammedi është i dërguari i Allahut… ” 1

E gjithë kjo mbështetet nga njëra-tjetra. Po ashtu kjo tregon se Allahu nuk ka ortak në adhurim dhe sundim.


1 Bukhari (8) dhe Muslimi (19).

Shpërndaje: