Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 55
Përktheu: Valdet Gashi
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
40 – Ne e besojmë në të gjithë këtë dhe jemi të bindur se gjithçka është nga Ai.
Shpjegimi:
Ne e besojmë të gjithë këtë, e adhurojmë Allahun me këtë akide, dhe këto nuk janë thjesht fjalë boshe që i themi me gjuhë, përkundrazi zemrat tona i besojnë ato.