Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse ai pranon se kufarët dëshmojnë se i tërë sundimi i takon vetëm Allahut dhe se ata vetëm dëshirojnë ndërmjetësimin e atyre që adhurojnë, por ai dëshiron të bëjë dallim në mes veprës të tij dhe veprës së atyre, me atë që ai ka përmendur. Tregoj atij që ka disa kufarë të cilët adhurojnë statuja, ndërsa të tjerët adhurojnë eulijatë. Allahu thotë për ta:
”Të tillët që këta po lusin (pos Allahut), vetë ata kërkojnë afrimin, shpresojnë në mëshirën e Tij.” 17:57
Ata e adhurojnë edhe Isa bin Merjem ﷺ dhe nënën e tij.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Dhe Mesihu, biri i Merjemes, nuk ishte veçse i dërguar si shumë të dërguar të tjerë që patën kaluar para tij. Nëna e tij (Merjemja) ishte e drejtë, e besueshme dhe që të dy ushqeheshin (si çdo njeri tjetër, ndërsa Allahu as ha dhe as pi dhe nuk ka nevojë për asgjë). Shiko se si ua bëjmë të qarta ajetet Tona atyre, megjithatë shikoji se si gënjehen (dhe largohen nga e vërteta). Thuaju: “Si adhuroni veç Allahut diçka që nuk ka aspak fuqi as t’ju dëmtojë e as t’ju sjellë dobi? Ndërsa është Allahu Ai i Cili është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.” 5:75-76
Shpjegimi
Nëse ai pranon … – Do të thotë në qoftë se personi e di se idhujtarët pohuan se Allahu (subhanehu ue te ala) është Zoti i çdo gjëje, Krijuesi dhe Sunduesi dhe se ata i adhuruan këto statuja vetëm që t’i afrojnë më afër Allahut dhe të ndërmjetësojë për ta, ai pranon pra se ai dhe ata e kanë të njëjtin qëllim. Megjithatë, besimi i tyre nuk u bëri dobi.
… tregoj atij … – Kjo është përgjigja e “Nëse ai e pranon …”. Tregoj atij se ka idhujtarë të cilët adhurojnë statujat për hir të ndërmjetësimit, e që është gjithashtu qëllimi juaj. Po ashtu, ka idhujtarë të cilët adhurojnë eulijatë sikurse bën edhe ti dhe kështu ju keni të njëjtat qëllime dhe idhuj. Argumenti se ata u luten shenjtorëve janë fjalët e Tij (te ala):
”Të tillët që këta po lusin (pos Allahut), vetë ata kërkojnë që t’i afrohen Zotit të tyre aq sa të munden, shpresojnë në mëshirën e Tij.” 17:57
Pos kësaj ka nga ata që adhurojnë profetët, sikurse të nasarat (krishterët) bëjnë me el-Mesih bin Merjemin ﷺ, ndërsa të tjerët adhurojnë engjëjt.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Dhe (kujto) Ditën kur Ai do t’i mbledhë ata të gjithë së bashku dhe pastaj do t’u thotë melekëve: “A ju ishi ata që u adhuruat prej këtyre njerëzve?” 34:40
Kjo përgjigje sqaron pështjellimin e tij se idhujtarët u luten statujave, ndërsa ai u lutet eulijave dhe profetëve, në dy aspekte:
I pari: Pështjellimi i tij është i pasaktë, sepse kishte idhujtarë të cilët adhuronin eulijatë dhe njerëzit e mirë.
Së dyti: Nëse mund të themi se ata adhuronin vetëm statujat, prapë nuk ka dallim në mes tyre sepse ata megjithatë janë robër nuk mund t’i sjellin dobi askujt me asgjë.