Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 58-59
Përktheu: Valdet Gashi
Profeti më i mirë është Muhammedi ﷺ, ai ishte profeti i fundit. Allahu gjithashtu e quajti atë rob dhe tha:
وَإِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّمَّا نَزَّلْنَا عَلَى عَبْدِنَا
“Dhe nëse ju (o njerëz) dyshoni për atë (Kuranin) që Ne i kemi zbritur robit tonë (Muhammedit).” 1
Allahu (te ala) gjithashtu tha:
“I Lartësuar është Ai që i ka zbritur dalluesin (Kuranin) robit të Vet, që të jetë paralajmërues për botët.” El-Furkan 25:1-2
سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً مِّنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الأَقْصَى
“I Lartësuar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij në udhëtim natën nga xhamia e shenjtë (në Mekë) për në xhaminë e largët (të Jerusalemit).” El-Isra, 17:1
Grada e të qënit rob adhurues i Allahut është grada më e lartë, nuk ka asgjë më fisnike sesa robërimi me adhurim ndaj Allahut.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Mos e teproni në lavdërimin tim sikurse vepruan nasarat (të krishterët) me birin e Merjemes. Unë jam vetëm rob. Prandaj thoni: “Rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.” 4
1 2:23
3 17:1
4 Bukhari (3445).