Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.Ata që i luten statujave dhe të vdekurve për ndërmjetësim kanë qëllim të njëjtë (2)

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Përmendja atij fjalët e Allahut (te ala):

Dhe (kujto) Ditën kur Ai do t’i mbledhë ata të gjithë së bashku dhe pastaj do t’u thotë melekëve: “A ju ishi ata që u adhuruat prej këtyre njerëzve?Ata (melekët) do të thonë: “I Lartësuar je Ti! Ti je Mbrojtësi ynë në vend të atyre. Përkundrazi, ata adhuronin xhindët; shumica e tyre besonin në ta.” 34:40-41

Shpjegimi

Çështja këtu është për të treguar se ka kufarë të cilët adhurojnë engjëjt, që i përkasin krijesave më të mira dhe më të afërt të Allahut. Kjo asgjëson dredhinë e tij, se dallimi në mes tij dhe idhujtarëve është se ai u lutet njerëzve të mirë dhe eulijave, ndërsa ata u luten statujave, gurëve dhe të ngjashme.

Shpërndaje: