Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
“Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti u the njerëzve : “Më adhuroni mua dhe nënën time, dy të adhuruar përveç Allahut!?” Isai tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, Ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk e di ç’ka në Ty. Ti je më i Dijshmi i të fshehtave!” 5:116
Shpjegimi
Përmendja atij gjithashtu fjalët e Allahut (te ala):
“Dhe kur Allahu tha: “O Isa, bir i Merjemes…” (5: 116)
Përmendja atij këtë në mënyrë që ta detyrosh që ai të sheh se vërtetë ka kufarë të cilët adhurojnë eulijatë dhe njerëzit e mirë. Prandaj nuk ka dallim mes tij dhe këtyre kufarëve.