Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 60
Përktheu: Valdet Gashi
Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Nebij është ai të cilit Allahu i ka shpallur Sheriat, por ai nuk urdhërohet ta kumtojë atë. Ndërsa resul është ai që i shpallet feja (Sheriati) dhe është i urdhëruar që ta kumtojë atë. Ky është mendimi më i njohur që përmendet në lidhje me dallimin midis nebij dhe resul. Dhe kuptimi i fjalës “është urdhëruar ta kumtojë”, d.m.th është urdhëruar t’i obligojë njerëzit me të dhe t’i luftojë ata për këtë çështje.
Një përkufizim tjetër është se nebij është ai të cilit i shpallet feja dhe thërret për tek Allahu (azze ue xhel), por ai pason profetët e mëparshëm dhe ecën në rrugën e tyre dhe nuk veçohet me Sheriat të veçantë për të siç ishin profetët e beni Israilëve; kur ata erdhën dhe thirrën në zbatimin e Teuratit të cilin Allahu ia kishte zbritur Musait ﷺ.
Autori tha:
“Allahu ishte i kënaqur që zgjodhi atë të dërguar.”
Pra, profeti Muhammed ishte i zgjedhur, që do të thotë se Allahu ishte i kënaqur me të ﷺ.