Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
Nëse ai thotë: ”Kufarët u bëjnë ibadet atyre, ndërsa unë dëshmoj se vetëm Allahu sjell dobi, dëme dhe kontrollon rendin e krijesave. Unë e adhuroj vetëm Atë. Njerëzit e mirë nuk kanë hise në këtë çështje. Megjithatë, unë u lutem atyre sepse unë dua që ata të ndërmjetësojë për mua tek Allahu”, përgjigja është se kjo është e njëjtë gjë sikurse ajo që thonë kufarët. Pastaj lexoja atij fjalët e Allahut (te ala):
“Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë): “Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut”.” 39:3
”Ata janë ndërmjetësit tanë te Allahu.” 10:18
Shpjegimi
Nëse ai thotë se idhujtarët u luten atyre direkt për të arritur të mirën dhe të shpëtojnë nga e keqja, ndërsa ai i drejtohet vetëm Allahut për këto. Sepse njerëzit e mirë nuk kanë asnjë hise në këtë çështje. Ai nuk beson se ata mund të bëjnë diçka por nëpërmjet tyre ai përpiqet t’i afrohet Allahut (azze ue xhel) në mënyrë që ata të ndërmjetësojnë.
Tregoi atij se kjo është thënë edhe nga idhujtarët tek të cilët i dërguari i Allahut ﷺ është dërguar. Ata nuk i adhuruan këto statuja sepse ata mendonin se ato mund të sjellin dobinë apo të dëmtojnë. Ata iu lutën atyre që t’i afrojnë afër Allahut.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë): “Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër përveçse që të na afrojnë sa më afër Allahut”.” 39:3
”Ata janë ndërmjetësit tanë te Allahu.” 10:18
Prandaj gjendja e tij dhe e idhujtarëve është një dhe e njëjta.