Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
Nëse i gjithë ndërmjetësimi i takon Allahut, dhe në qoftë se ai ndodhë vetëm me lejen e Tij, dhe nëse as profeti ﷺ, apo dikush tjetër nuk ndërmjetëson për askë pa lejen e Tij – dhe se vetëm pasuesit e Teuhidit e marrin lejen e Tij – atëherë të bëhet e qartë se ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut. Prandaj unë e kërkoj atë vetëm nga Ai. Unë them: ”O Allah! Mos ma ndalo mua ndërmjetësimin e tij ﷺ, le të ndërmjetësojë për mua” dhe të ngjashme.
Shpjegimi
Këtu autori (rahimehullah) dëshiron të tregoj se ndërmjetësimi i takon vetëm Allahut dhe se ai zbatohet vetëm pas lejes së Tij dhe se ai vlen vetëm për atë me të cilin Ai është i kënaqur – dhe se Ai është i kënaqur vetëm me pasuesit e Teuhidit – kërkon që t’i lutesh vetëm Allahut (te ala) për ndërmjetësim. Pra ai nuk duhet t’i kërkohet profetit ﷺ. Prandaj në vend të kësaj mund të themi:
”O Allahu! Lejoje atë ﷺ që të ndërmjetësojë për mua. Mos ma ndalo ndërmjetësimin e tij ﷺ.”