Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
Nëse ai thotë:
”Profetit ﷺ i është dhënë ndërmjetësimi dhe unë kërkoj atë që Allahu ia ka dhënë atij”, përgjigja është:
”Allahu i dha atij të drejtën të ndërmjetësojë, por ta ndaloi ty që të kërkosh prej tjetërkujt. Ai (te ala) tha:
“Kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!” 72:18
Nëse t’i pastaj i lutesh Allahut që Ai të lejoj profetin e Tij që të ndërmjetësoj për ty, ti duhet t’u bindesh fjalëve të Tij:
“Kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!” 72:18
Po ashtu të tjerë pos profetit ﷺ kanë të drejtë që të ndërmjetësojnë. Është transmetuar në të vërtetë se engjëjt, besimtarët dhe njerëzit e devotshëm dhe fëmijët që vdesin para pubertetit ndërmjetësojnë. A do të thuash: ”Allahu u dha atyre të drejtën që të ndërmjetësojnë, prandaj po u lutem atyre për këtë”? Në qoftë se e thua këtë, ti i kthehesh adhurimit të njerëzve të mirë, të cilën Allahu e ka përmendur në Librin e Tij. Dhe në qoftë se ti thua: ”Jo”, atëherë zhvleftësohet pohimi yt: ”Allahu i dha atij të drejtën që të ndërmjetësojë dhe unë po i lutem për atë që Allahu i ka dhënë atij.”
Shpjegimi
Nëse idhujtarët të cilët i luten të dërguarit të Allahut ﷺ thonë se Allahu i ka dhënë Muhammedit ﷺ të drejtën që të ndërmjetësojë dhe se ai po e kërkon atë prej tij, atij duhet përgjigjur në tre mënyra:
E para: Allahu i ka dhënë atij të drejtën të ndërmjetësoi ndërkohë që Ai të ka ndaluar që të lutësh dikë tjetër pos Tij.
Ai (te ala) tha:
“Kështu që mos lutni askënd tjetër karshi Allahut!” 72:18
E dyta: Allahu (subhanehu ue te ala) i ka dhënë atij të drejtën të ndërmjetësojë, por profeti ﷺ nuk ndërmjetëson pa lejen e Allahut. Ai ﷺ as nuk ndërmjetëson për dikë tjetër pos për atë me të cilin Allahu është i kënaqur. Allahu nuk është i kënaqur me idhujtarët dhe prandaj Ai nuk e lejon atë ﷺ që të ndërmjetësoj për ta.
Ai (te ala) ka thënë:
”Dhe ata nuk mund të ndërmjetësojnë përveç për ata me të cilët Ai është i kënaqu.” 21:28
E treta: Allahu (te ala) ka lejuar të tjerë pos Muhammedit ﷺ që të ndërmjetësojnë. Engjëjt ndërmjetësojnë. Fëmijët që vdesin para pubertetit ndërmjetësojnë. Besimtarët dhe njerëzit që ia kanë frikën Allahut ndërmjetësojnë. Pyete atë:
”A u lutesh edhe atyre për ndërmjetësim?”
Nëse ai jep një përgjigje negative, atëherë zhvleftësohet pohimi i tij. Ndërsa nëse ai përgjigjet pozitivisht, ai kthehet në pohimin se lejohet adhurimi i njerëzve të mirë.
Ky idhujtarë me këto dyshime në të vërtetë nuk dëshiron që i dërguari i Allahut ﷺ të ndërmjetësojë për të. Nëse ai me të vërtetë e kishte dashur këtë, ai do të kishte thënë:
”O Allah! Lejoje profetin Tënd Muhammedin ﷺ, të dërguarin e Allahut, që të ndërmjetësojë për mua.”
Ndërsa, ai i lutet direkt të dërguarit ﷺ. Të adhurohet dikush tjetër pos Allahut është idhujtari e madhe që e nxjerrë vepruesin e saj prej feje. Si mund ai që adhuron dikë tjetër karshi Allahut të dëshiroj që dikush të ndërmjetësoj për të tek Allahu (subhanehu ue te ala)?
Është transmetuar në të vërtetë se engjëjt, besimtarët dhe njerëzit e devotshëm… – Ebu Seid el-Khudri (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë se Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
”Engjëjt kanë ndërmjetësuar. Profetët kanë ndërmjetësuar. Besimtarët kanë ndërmjetësuar.” 1
…dhe fëmijët që vdesin para pubertetit ndërmjetësojnë. … – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) transmetoi se profeti ﷺ ka thënë:
”Nuk ka musliman i cili ka pasur tre fëmijë dhe i kanë vdekur që do të hyjë zjarr, por vetëm një grimë do ta prek atë.” 2
Transmetuar nga Bukhari. Pos këtij hadithi, ai ka transmetuar një hadith prej tij dhe Ebu Seid el-Kudrit i cili ka thënë:
”… Pa e arritur pubertetin …” 3
1 Muslimi (302).
2 Bukhari (1251).
3 Bukhari (1250).