“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

80.Udhëtimi i Israsë dhe Miraxh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 88-90
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

69-Ngritja e të dërguarit të Allahut  në qiell është e vërtetë. Ai  u mor në një udhëtim gjatë një nate të vetme duke qenë i zgjuar dhe jo në gjumë dhe u dërgua në atë lartësi që Allahu deshi. Allahu e nderoi atë ashtu siç deshi Ai dhe i shpalli atë që deshi Ai:

مَا كَذَبَ الْفُؤَادُ مَا رَأَى

“Zemra (e Muhammedit) nuk e mohoi atë që ai pa.” 1

Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Allahut si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.

SHPJEGIMI

Kuptimi i fjalës الإسراء (Isra) d.m.th udhëtim natën që do të thotë se i dërguari i Allahut u mor në një udhëtim gjatë një nate të vetme nga xhamia e shenjtë (Qabja në Mekë) për në xhaminë Aksa:

سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً مِّنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ إِلَى الْمَسْجِدِ الأَقْصَى

“I Lartësuar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij në udhëtim natën nga xhamia e shenjtë (në Mekë) për në xhaminë e largët (të Jerusalemit). El-Isra, 17:1

Ky udhëtim i përket mrekullive që iu dhanë atij . Këtë distancë që zakonisht si udhëtim zgjat të paktën një muaj ose më shumë, profeti e bëri  brenda një nate të vetme.

Lidhur me Miraxhin, kjo i referohet ngjitjes dhe udhëtimit për në qiell, sikurse ka ardhur në ajet:

تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ

“Melekët dhe Ruhu (meleku Xhibril) ngjiten tek Ai.” 3

Të dyja këto udhëtime (Isra dhe Miraxhi) janë vërtetuar në lidhje me profetin  (Bukhari nr 3207,7517 dhe Muslimi nr 162).

Isra (udhëtimi i natës) ishte nga xhamia e shenjtë për në xhaminë Aksa, ndërsa Miraxhi ”ngritja” ishte nga toka në qiell. Të dyja udhëtimet u zhvilluan gjatë një nate të vetme. Sapo arriti në Bejtul Makdis (Jeruzalem), profeti  i udhëhoqi profetët e tjerë në namaz, pastaj u ngrit lart për në qiell. Ai kaloi nëpër shtatë qiej dhe Allahu i tregoi atij shenja të mëdha. Pastaj Xhibrili e zbriti atë në vendin nga i cili kishte filluar udhëtimin e tij të natës. Udhëtimi i el-Isra (gjatë natës) përmendet në suren “el-Isra” ndërsa Miraxhi (ngritja lart për në qiell) përmendet në suren “en-Nexhm”:

وَالنَّجْمِ إِذَا هَوَى مَا ضَلَّ صَاحِبُكُمْ وَمَا غَوَى وَمَا يَنطِقُ عَنِ الْهَوَى إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَى

“(Betohem) për yllin kur ai bie (e shuhet)! Shoku juaj (Muhammedi) as nuk ka humbur rrugën e drejtë, as nuk ka devijuar nga e vërteta. As nuk flet ai nga mendja e tij. Kurani nuk është tjetër vetëm se shpallja që i zbret. Kuranin ia mësoi ai fuqiforti.”4

Fuqi forti- do të thotë Xhibrili (alejhi-selam).

وَهُوَ بِالْأُفُقِ الْأَعْلَى ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّى فَكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَى فَأَوْحَى إِلَى عَبْدِهِ مَا أَوْحَى

“Që ka mendje precize dhe që u përqendrua në formën e vet (reale). Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja).” 5

Këto ajete që përmendëm më sipër janë për Miraxhin.

ثُمَّ دَنَا

Pastaj i dërguari i Allahut iu afrua Zotit subhanehu ue teala ose ishte Xhibrili që iu afrua të dërguarit të Allahut.

ثُمَّ دَنَا فَتَدَلَّىٰ

“Pastaj u lëshua dhe iu afrua.”

َكَانَ قَابَ قَوْسَيْنِ أَوْ أَدْنَىٰ

“E ishte afër sa dy harqe (dy kutë) apo edhe më afër.”

فَأَوْحَىٰ إِلَىٰ عَبْدِهِ مَا أَوْحَىٰ  

“Dhe i shpalli robit të Tij atë që ia shpalli.”

Si Israja (udhëtimi i natës) ashtu edhe Miraxhi (ngritja lart për në qiell) janë ngjarje të vërteta. Ai që i mohon ato dhe madje i konsideron ato si të pabesueshme, një person i tillë është mohues i Allahut (azze ue xhel), ndërsa ai që u bën teuil duke e deformuar kuptimin e tyre , ai është i devijuar. Vetëm idhujtarët i mohuan këto dy ngjarje. Gjithashtu është devijim të thuhet se udhëtimi i të dërguarit të Allahut ishte me shpirt dhe jo me trupin e tij dhe se i dërguari i Allahut ishte në gjumë dhe jo i zgjuar, ndërkohë që Allahu tha:

سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً

“Lavdia dhe Madhështia i takon Atij (Allahut) i Cili e mori robin e Tij (Muhammedin) për udhëtim natën.”

Robi është me trup dhe me shpirt. Kur flitet për robin (njeriun) nuk kihet për qëllim vetëm shpirti (por edhe trupi). Gjithashtu udhëtimi nuk ishte në ëndërr por në gjendje të zgjuar (dhe jo në gjumë). Ëndrrat nuk merren në konsideratë. Të gjithë njerëzit mund të shikojnë ëndrra dhe në to mund të shohin gjëra të çuditshme duke mos qenë kjo e veçantë vetëm për të dërguarin e Allahut.

Autori tha:

“Ai  u mor në një udhëtim gjatë një nate të vetme duke qenë i zgjuar dhe jo në gjumë.”

Kjo i refuzon ata që pretendojnë se udhëtimi ishte vetëm me shpirt, pasi kur flitet për robin-njeriun, kihet për qëllim trupi bashkë me shpirtin.

Allahu ka thënë:

سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلاً

“I Lartësuar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij në udhëtim natën.” 


1 53:11

2 17:1

3 70:4

4 53:1-5

5 53:6-9

Shpërndaje: