Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

57.Të mbështeturit në të vdekurit dhe njerëzit e mirë është idhujtari

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nëse ai thotë: “Unë absolutisht nuk adhuroj dikë tjetër pos Allahut. Megjithatë nuk konsiderohet idhujtari që t’u drejtohesh njerëzve të mirë”, duhet ti thuash atij: “Cilin mëkat e ka ndaluar Allahu dhe ka thënë se Ai nuk do ta falë, në qoftë se je dakord se Allahu e ka ndaluar idhujtarinë dhe se ajo është më e rëndë se zinaja dhe se Allahu nuk do ta falë atë?” Ai me siguri nuk di.

Shpjegimi

Nëse idhujtari thotë se nuk e adhuron askë tjetër në vend të Allahut dhe se nuk i përket idhujtarisë që t’u drejtohesh njerëzve të mirë, duhet ti thuhet atij:

“A nuk je dakord se Allahu e ka ndaluar idhujtarinë dhe se ajo është më e rëndë se zinaja? A je dakord se Allahu nuk e fal atë? Çfarë është kjo idhujtari? “

Ai as nuk do të di e as nuk do të përgjigjet në mënyrë saktë përderisa ai nuk e konsideron të jetë idhujtari që ti lutesh të dërguarit të Allahut ﷺ për ndërmjetësim. Kjo dëshmon se ai nuk e di se çka është idhujtaria. Allahu (te ala) ka thënë në lidhje me të:

”Idhujtaria është padrejtësia më e madhe!” 31:13

Shpërndaje: