Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

58.Çka i këshilloni fanatikët?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 158-159

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 58: Disa njerëz shenjtërojnë disa individë dhe u përmbahen me fanatizëm mendimeve të tyre. Çka i këshillon ata?

Përgjigje: Është e detyrueshme për të pasuar të vërtetën pa marrë parasysh se ku ekziston ajo1, e jo burrat që devijojnë nga e vërteta. Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Unë befasohem nga njerëzit që e njohin një zinxhir hadithi dhe autenticitetin e tij dhe ende zgjedhin mendimin e Sufjanit.

Allahu (te ala) ka thënë:

فَلْيَحْذَرِ الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

“Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.”2

Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë:

Veç sa nuk bien mbi ju gurë nga qielli; Unë them: “I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë, ndërsa ju thoni: “Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë!?“3

Nëse ky paralajmërim dhe kërcënim aplikohet mbi atë që verbërisht pason njerëzit më të mirë pas profetëve (salAllahu alejhim ue selem), atëherë çka të thuhet për personin që pason njerëz të cilët as nuk janë të njohur për dije apo merita, të cilët vetëm kanë aftësi të flasin?


1 El-Euza’i ka thënë:

“Ne shkojmë aty ku na dërgon Sunneti”. (Sherh Usul I’tikad Ehl-is-Sunneh uel-Xhema’ah (1/64)). 

2 24:63.

3 Ahmedi (3121).

Shpërndaje: