Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

59.Si duhet të jetë qëndrimi i të rinjve ndaj bidatçive dhe poseduesve të ideologjive rrënuese dhe besimeve të devijuara?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 160

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 59: Si duhet të jetë qëndrimi i të rinjve ndaj bidatçive dhe poseduesve të ideologjive rrënuese dhe besimeve të devijuara?

Përgjigje: Të rinjtë duhet t’u shmangen bidatçive dhe pasuesve të ideologjive rrënuese dhe të devijuara. Ata duhet të qëndrojnë larg tyre dhe librave të tyre. Në vend të kësaj ata duhet t’u përmbahen dijetarëve dhe atyre që posedojnë urtësi, dhe njerëzve me besim të saktë. Ata duhet të marrin dijen prej tyre. Ata duhet të ulen me ta dhe t’i pyesin.

Sa i përket bidatçive dhe njerëzve me ideologji rrënuese, të rinjtë janë të detyruar të ruhen prej tyre sepse ata janë vetëm sherr për ta. Ata mbjellin besime të dëmshme, bidate dhe mite në ta. Mësuesi ndikon në nxënësin. Rinia humbet për shkak të mësuesit të devijuar. Në të njëjtën kohë studentët dhe të rinjtë ecin drejtë nëse kanë një mësues të mirë. Mësuesi pra luan një rol të madh. Pra nuk duhet të merret me lehtësi kjo çështje1.


1 Allahu e shpërbleftë me të mira shejkhun tonë! Ai ua sqaroi të rinjve qëndrimin e selefëve ndaj bidatçive. Si ata ashtu edhe librat e tyre duhet të shmangen. Nëse shejkhu ynë kishte thënë se ne duhet të pranojmë të mirat e tyre dhe të braktisim të këqijat e tyre, të cilën pasuesit e menhexhit balancues (ata që thotë se kur kritikohet dikush, ai duhet edhe të lavdërohet për të mirat që ka) e thonë sot, të rinjtë kishin devijuar, metodologjia e selefëve ishte shpërbërë dhe do të ishte zhdukur, dhe besimi i gjeneratave të ardhshme do të ishte ndotur.

Hamdi i takon Allahut që ka gjithmonë dhe kudo njerëz që e mbrojnë dhe ua sqarojnë metodologjinë e selefëve njerëzve, sa do që ta urrejnë këtë bidatçitë. Përndryshe referojuni pyetjes 19.

El-Fudhejl ​​bin Ijad (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Dijetarët janë vetëm dy: një i ditur në lidhje me këtë jetë dhe tjetri i ditur në lidhje me jetën e ardhshme. Dituria e dijetarit lidhur me këtë jetë është e përhapur. Dituria e dijetarit në lidhje me jetën e ardhshme është e fshehur. Ndiqni mësimet e dijetarit që posedon dijen në lidhje me jetën e ardhshme dhe ruajuni nga dijetari i kësaj jete. Mos lejoni që t’u pengojë nga rruga e drejtë nëpërmjet dehjes së tij. “(Hiljat-ul-Aulija (8/92)).

Shpërndaje: