Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

6.A është bidatçi ai i cili i bashkohet xhemateve (grupeve)?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 27-28

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 6: A është bidatçi ai i cili i bashkohet xhemateve (grupeve)?

Përgjigje: Kjo varet nga xhematet. Ai që bashkohet me grupet që kanë kundërshtime me Kuranin dhe sunnetin është bidatçi1.


1 Shejkh Bekr Ebu Zejd bin Abdilah, në librin e tij ”Gjykimi i bashkimit me xhematet, grupacionet dhe partitë Islamike” ka thënë:

”Askush në umetin tonë përveç profetit dhe të dërguarit tonë Muhammedit ﷺ nuk i lejohet që të formojë një personalitet që duhet të pasohet dhe për të cilin duhet dashur dhe urryer. Ai i cili cakton një person të tillë është bidatçi i devijuar.” (Hukm-ul-intim ila el-Firak uel-Ahzab Uel-Xhama’at el-Islamijjeh, fq. 96-97).

Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”Askujt nuk i lejohet që të emërojë një personalitet përveç profetit ﷺ në doktorinën e të cilit ai thërret dhe për hir të cilit ai i do dhe i urren njerëzit. Askujt nuk i lejohet që të caktojë një fjalë përveç fjalës së Allahut, fjalës të dërguarit të Tij ﷺ dhe konsensusit të umetit për të cilën duhet dashur dhe urryer. Është tipike për pasuesit e bidateve që të emërojnë një person ose një numër njerëz me të cilin ata e përçajnë umetin. Ata duan dhe urrejnë përgjatë këtij fjalimi apo këtij personi.” (Mexhmu-ul-Fataua (20/164)).

Shekjh Bekr tha pas këtyre fjalëve të Shejkh-ul-Islamit:

”E tillë është gjendja e shumë grupeve Islamike dhe sekteve sot. Ata emërojë njerëz si lider të tyre. Ata i duan ata që janë me ta dhe i urrejnë ata që janë kundër tyre. Ata iu binden atyre në çdo gjë që ata thonë pa iu referuar Kuranit dhe sunnetit dhe pa i pyetur ata për provat për atë që ata thonë.”

Shpërndaje: