Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Kefsh-ush-Shubuhat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu e dërgoi atë tek populli i tij, pasi ata shkuan në ekstrem në qëndrimin e tyre ndaj njerëzve të mirë. Këta njerëz të mirë ishin Uad, Suua, Jaguth, Ja’uk dhe Nes’ra.
Shpjegimi
Pasi që populli i Nuhit ﷺ kishin shkuar në ekstrem në qëndrimin e tyre ndaj njerëzve të mirë, Allahu e dërgoi atë tek ta. Autori (rahimehullah) e ka shkruar një kapitull të tërë në “Kitab-ut-Teuhid” me titullin “Arsyeja pse njeriu hyri në mosbesim dhe e braktisi fenë e tij është se ai shkoi në ekstrem në nderimin e tij ndaj njerëzve të mirë.”
Teprim do të thotë “kalimi i kufijve në adhurim, vepra, lavdërim, apo qortim”. Ekzistojnë katër lloje të teprimeve:
E para: Teprimi (ekstremizmi) në besim. Shembuj të kësaj janë qëndrimi i tepruar i filozofëve në lidhje me cilësitë e Allahut. Kjo i ka bërë ata që ti krahasojnë cilësitë e Allahut me ato të krijesave, ose t’i mohojnë ato.
Ehl-us-Sunneti janë mesatarë. Ata pohojnë emrat dhe cilësitë të cilat Allahu ia pohuar Vetës së Tij dhe të ato të cilat i dërguari i Tij ﷺ ia ka pohuar Atij. Ata e bëjnë këtë pa i shtrembëruar, pa i mohuar, pa pyetur se si janë dhe pa i krahasuar ato me të krijesave.
E dyta: Teprim (ekstremizëm) në adhurim. Shembuj të kësaj janë ekstremizmi i Khuarixhëve. Ata besojnë se ai që bën një mëkat të madh bëhet kafir. Një shembull tjetër janë Mutezilitë. Ata thonë se ai që bën një mëkat të madh gjendet në mes besimit dhe kufrit. Ky është ekstremizëm. Ata kundërshtohen nga cungimi i Murxhiave të cilët thonë se mëkatet nuk e dëmtojnë besimin.
Ehl-us-Sunneti janë mesatarë. Ata thonë se mëkatari ka një besim të mangët në përputhje me madhësinë e mëkatit.
E treta: Teprimi (ekstremizmi) në tregti. Disa ndalojnë çdo gjë, ndërsa të tjerët lejojnë çdo gjë që e bën pasurinë dhe ekonominë të rritet. Ata shkojnë aq larg sa që ata e lejojnë edhe kamatën dhe mashtrimet.
E katërta: Teprimi (ekstremizmi) në zakone dhe tradita. Disa i përmbahen në mënyrë ekstreme traditave të vjetra dhe nuk i ndërrojnë ato me atë që është më e mirë. Por në qoftë se këto zakone janë të barabarta në interesa dhe dobi, është më mirë që njeriu të mbetet në këtë gjendje se sa ti merr zakonet e huaja.
Të mirë – Njeri i mirë është ai i cili i kryen detyrat e Allahut dhe detyrat e robërve.
Uad, Suua, Jaguth, Ja’uk dhe Nes’ra – Këta janë idhujt që ishin në kohën e Nuhit ﷺ. Ata ishin njerëz të mirë. Është transmetuar në “Sahih el-Bukhari” se Ibn Abasi (radijAllahu anhume) ka thënë:
“Këta janë emrat e njerëzve të mirë nga populli i Nuhit ﷺ. Kur ata vdiqën, shejtani e shtyu popullin e tyre që të ndërtojnë statuja, dhe t’i vendosin ato në vendet ku e kishin zakon të uleshin, dhe t’i emërtojnë me emrat e tyre. Si pasojë, ata e bënë këtë pa i adhuruar ata, derisa ata vdiqën dhe dituria u harrua. Vetëm atëherë ata filluan të adhurohen.” 1
Në këtë shpjegim ka një paqartësi, fjalët e tij (radijAllahu anhu):
“Këta janë emrat e njerëzve të mirë prej popullit të Nuhit ﷺ.”
Duket qartë nga Kurani që ata kanë jetuar para Nuhit ﷺ.
Allahu (Te ala) ka thënë:
“Nuhi tha: “Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha. Dhe u thanë: Mos braktisni të adhuruarit tuaj kurrsesi, mos braktisni Uadin, Suuain, Jaguthin, Ja’ukin dhe Nes’ran..” 2
Me sa duket ajeti nënkupton se populli i Nuhit ﷺ i adhuronin ata dhe se ai i ndaloi nga kjo.
Formulimi ajetit tregon atë që Ibn Abasi ka përmendur. Megjithatë, duket nga formulimi i qartë se këta njerëz të drejtë kanë jetuar para Nuhit ﷺ – dhe Allahu e di më mirë.
1 Bukhari (4636).
2 71:21-23.