Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

60.Ata si el-Uelid el-Makzumi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 71

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

51 – Pasi që Allahu e kërcënoi me ndëshkim në xhehenem personin që tha:

إِنْ هَذَا إِلَّا قَوْلُ الْبَشَرِ

“Kjo nuk është tjetër, veçse fjala e një njeriu!” 1 74:25

ne mësojmë dhe bindemi me siguri që Kurani është fjala e Krijuesit të njeriut dhe fjala e Tij nuk i ngjan fjalës së njeriut.

Shpjegimi

Ai që thotë se Kurani nuk është fjala e Allahut por fjala e një njeriu ose e një meleku është si el-Uelid bin el-Mughirah. Cili është dallimi midis tyre përveç se i pari pretendon Islamin ndryshe nga el-Uelid bin el-Mughirah i cili nuk e pranoi Islamin? Nuk mjafton vetëm të pretendosh Islamin. Ai që pretendon Islamin, kjo gjë nuk i bën dobi nëse mohon Kuranin, pasi mohimi i Kuranit është ride (dalje nga feja) -Allahut i kërkojmë mbrojtje nga kjo- prandaj nga këtu të bëhet e qartë se është e detyrueshme të pohosh se në të vërtetë Kurani është fjala e Allahut.

Sikur Kurani të ishte fjala e të dërguarit ﷺ, el-Uelid bin el-Mughirah nuk do të dënohej. Ai tha se Kurani është fjala e Muhammedit ﷺ. Si mund ta kërcënonte Allahu me një ndëshkim kaq të ashpër? Kjo do të thotë se fjalët e tij ishin të mëdha dhe të tmerrshme kur tha se Kurani është fjala e dikujt tjetër dhe jo fjala e Allahut. Të gjithë ata që e pasojnë këtë rrugë dhe metodologji, janë të ngjashëm me el-Uelid bin el-Mughirah dhe do të jenë në zjarrin e xhehenemit përgjithmonë.

Shpërndaje: