Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

60.Idhujtari dëshmon kundër vetës së tij

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Dhe nëse ai thotë: “Ata që i drejtohen një druri, një guri, apo një ndërtimi mbi varr dhe të ngjashme, u lutet atyre, ther kurban për to dhe thotë: “Ato na afërojnë tek Allahu. Allahu ose largon dëme nga ne me anë të bekimit të tyre, apo Ai na dhuron mirësi me anë të bekimit të tyre,” ti duhet ti thuash: “Ti ke thënë të vërtetën. Kjo është pikërisht ajo që ju bëni tek gurët, tyrbet dhe të ngjashme.” Ai pra e pranon këtë vepër që ata kryejnë, do të thotë se statujat adhurohen, të cilën po e kërkojmë nga ai pra.

Shpjegimi

Kjo është e kundërta e fjalëve tona, “Nëse ai e pohon këtë, atëherë Kurani e përgënjeshtron këtë.” Nëse ai thotë se idhujtaria është që t’i drejohesh një druri, një guri, një tyrbeje apo të ngjashme, të therësh kurban për to dhe të thuash se ato të afrojnë tek Allahu, ne i themi atij se ai ka folur të vërtetën. Kjo është mu ajo që ti po vepron. Prandaj ti je një idhujtar pasi dëshmove kundër vetes – dhe kjo pritet.

Shpërndaje: