Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Thelbi i çështjes është se në qoftë se ai thotë: “Unë nuk e adhuroj askë karshi Allahut,” ti duhet ta pyesësh atë: “Çfarë do të thotë që të adhurosh të tjerë karshi Allahut? Ma shpjego këtë mua.” Nëse ai thotë: “Është që të adhurohen statujat”. Ti duhet t’i thuash: “Çfarë do të thotë të adhurosh statuja? Ma shpjego këtë mua?” Nëse ai thotë: “Unë nuk e adhurojë askë tjetër pos Allahut”, ti duhet t’i thuash: “Çfarë do të thotë që të adhurosh vetëm Allahun? Ma shpjego këtë mua. “Nëse ai e shpjegon siç shpjegon Kurani, kjo kërkohet. Dhe në qoftë se ai nuk e di këtë, mund të pyesim se si ai mund të pretendojë diçka që ai nuk e di?
Dhe në qoftë se ai e sqaron jo në kuptimin e saj të drejtë, ia sqaron atij ajetet e qarta që flasin për idhujtarinë dhe adhurimin e idhujve dhe është pikërisht ajo që po e veprojnë ata sot. Gjithashtu sqaroja se adhurimi që duhet t’i dedikohet vetëm Allahut është ajo për të cilën ata na qortojnë ne. Për shkak të kësaj ata klithin sikurse vëllezërit e tyre klithnin, kur ata thanë:
“A i ka bërë ai të gjithë të adhuruarit në Një të Adhuruar të Vetëm?! Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” 38:5
Shpjegimi
Thelbi i çështjes … – Nëse ai thotë se nuk e adhuron askënd karshi Allahut, duhet të kërkosh prej tij që të sqarojë se çfarë do të thotë që të adhurosh dikë tjetër pos Allahut. Nëse ai thotë se kjo do të thotë adhurimi i statujave, atëherë duhet të kërkosh prej tij që të sqarojë se çfarë do të thotë adhurimi i statujave. Pastaj vazhdo të debatosh me të në mënyrën e treguar.
Është adhurimi i statujave … – Nëse ky idhujtar pretendon se nuk adhuron askënd karshi Allahut, duhet ta pyesësh atë se çfarë do të thotë që të adhurosh vetëm Allahun. Si pasojë, ai nuk do t’i shpëtojë tre situatave:
E para: Se ai e interpreton këtë sipas interpretimit të Kuranit. Kjo kërkohet dhe miratohet. Po ashtu, kjo tregon se ai fare nuk e ka realizuar ibadetin ndaj Allahut sepse ka bërë shirk.
E dyta: Se ai nuk e di se çfarë do të thotë kjo. Në këtë rast, duhet pyetur atë se si ai mund të pohojë diçka kuptimin e të cilës nuk e di. Si mund të gjykojë veten me diçka kur gjykimi është një degë e konceptimit të vet?
E treta: Se ai interpreton adhurimin e Allahut në një mënyrë të gabuar. Prandaj gabimi i tij duhet t’i sqarohet. Duhet dhënë të kuptuarit e bazuar në Sheriat, që sqaron domethënien e idhujtarisë dhe kjo është pikërisht ajo që ata praktikojnë, ndërsa ata thonë se e adhurojnë vetëm Allahun.
Çfarë do të thotë adhurimi i statujave? – Gjithashtu, duhet t’i qartësohet atij se ata na qortojnë pikërisht sepse ne e adhurojnë vetëm Allahun. Ata pëllisin sikurse pëllitën etërit e tyre kur i thanë të dërguarit ﷺ:
“A i ka bërë ai të gjithë të adhuruarit në Një të Adhuruar të Vetëm?! Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” Dhe prijësit nga mesi i tyre silleshin (duke thënë): “Vazhdoni dhe qëndroni të palëkundur te të adhuruarit tuaj (idhujt)! Vërtet që kjo është një gjë e kurdisur (kundër jush)! Ne nuk kemi dëgjuar si kjo nga feja e kohëve të fundit (Krishterimi). Kjo nuk është tjetër veçse shpikje (e re)!” 38:5-7