Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 169-170
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 63: Është përhapur një ideologji e re që thotë se nuk duhet të bëhet tebdi mbi një person që bën bidat qartë para se t’i kenë arritur argumentet e gabimit të tij. Nuk duhet bërë tebdi mbi të derisa ai të jetë i bindur për bidatin e tij pa iu referuar dijetarëve. Si është metodologjia selefite në këtë çështje të rëndësishme?
Përgjigje: Bidat1 do të thotë shpikje në fe. Mund të bëhet fjalë për një shtojcë, apo të hiqet diçka ose të ndryshohet diçka pa argument në Kuran dhe sunnet.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kushdo që vepron diçka që nuk i përket fesë sonë, ajo do t’i refuzohet.” 2
”Ju paralajmërojë kundër risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.” 3
Allahu (te ala) ka thënë:
اتَّبِعُواْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ وَلاَ تَتَّبِعُواْ مِن دُونِهِ أَوْلِيَاء قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ
“Pasoni atë që ju është zbritur nga Zoti juaj, e mos pasoni (mbrojtës) pos Tij. Por pak po përkujtoheni.” 4
Prandaj bidat është një gjë e shpikur në fe. Nuk bëhet fjalë se çka mendojnë njerëzit apo se çka u pëlqen atyre. E tërë çështja është që t’i referohemi Kuranit dhe sunnetit. Sunnet nuk do të thotë ajo që njerëzit e kanë bërë traditë. As bidat nuk do të thotë ajo që njerëzit nuk e kanë pasur traditë. Apo sunnet nuk është ajo që u pëlqen njerëzve. Allahu (subhanehu ue te ala) nuk na ka lënë në kuptimin tonë apo në mendimet e njerëzve. Ai na ka pasuruar me shpalljen që i është zbritur të dërguarit të Tij ﷺ. Sunneti është feja që i dërguari ﷺ e ka kumtuar, bidat janë fjalët dhe veprat në fe të cilat nuk i ka kumtuar i dërguari ﷺ. Askush nuk ka të drejtë që të gjykojë dikë për bidat apo sunnet derisa ai ta kontrollon atë me Kuran dhe sunnet.
Ai që bën diçka që kundërshton Kuranin dhe sunnetit nga padituria, dhe me besimin se ajo është e saktë dhe nuk ka dikë që t’ia sqaroj atë atij, justifikohet për injorancën e tij. Në të njëjtën kohë ai është bidatçi. Gjithashtu ne e konsiderojmë veprimin e tij si bidat.
I këshilloj të rinjtë që ndjekin këtë metodologji dhe gjykojnë gjërat sipas epsheve të veta që ta kenë frikë Allahun (subhanehu ue te ala), dhe të ndalen së foluri për fe pa dije dhe njohuri. Bidatçiut nuk i lejohet që të flet për të hallallet dhe haramet, për sunnetin dhe bidatet, devijimin dhe udhëzimin sepse kjo është e njëjtë me shirkun.
Allahu (te ala) ka thënë:
قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ
“Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqija qofshin të hapura ose të fshehta dhe mëkatet, shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni Allahut ortak pa pasur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” 5
Ai përmendi të folurit me injorancë për Allahun së bashku me idhujtarinë. Kjo dëshmon se sa serioze është kjo. Gënjeshtra ndaj Allahut nuk është si gënjeshtra ndaj dikujt tjetër. Gënjeshtra ndaj të dërguarit ﷺ nuk është si gënjeshtra ndaj dikujt tjetër.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kushdo që me qëllim gënjen për mua duhet të përgatit vendin e tij në zjarr.” 6
1 Bidati në aspektin gjuhësorë do të thotë një shpikje e paparë. Sipas përkufizimit fetar është fjala për një mënyrë të shpikur në fe karshi asaj që është ligjësuar. Qëllimi i tij është zgjerimi i adhurimit dedikuar Allahut (subhaneh). Shih “El-I’tisam” (1/50).
2 Muslimi (1718).
3 Muslimi (867).
4 7:3.
5 7:33.
6 Bukhari (110) dhe Muslimi (3).