Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

63.Idhujtaria e djeshme ishte më e lehtë se ajo e sotme

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206) 

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“Thuaju (O Muhammed): “Më thoni, sikur të binte mbi ju dënimi i Allahut apo t’ju vijë Ora (së cilës i trembeni), a do t’i thërrisnit tjetërkujt përveç Allahut? (Përgjigjuni) nëse jeni të drejtë!” Patjetër, ju vetëm Atij do t’i thërrisnit dhe në qoftë se Ai do, Ai mund t’jua largojë atë fatkeqësi për të cilën ju i thërrisni Atij dhe atë kohë ju harroni çfarëdo shoku që i keni bashkuar Atij në adhurim.” 6:40-41

“Dhe kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai i lutet fort Zotit të tij duke iu kthyer Atij me pendim, por kur Ai i dhuron ndonjë mirësi atij nga Vetja e Tij, ai harron atë për të cilën ai u lut më parë dhe i vë shokë Allahut, me qëllim që të humbë të tjerë nga udha e Tij. Thuaj: “Kënaquni e shijoni në qejfin tuaj për pak kohë; padyshim që ju jeni nga banorët e zjarrit!” 39:8

Shpjegimi 

Ky ajet tregon se ata e kishin zakon që të adhurojnë tjerë pos Allahut vetëm në kohë të mira. Nëse ata goditeshin nga një dënim ose nëse vjen Dita e Gjykimit, ata nuk e adhurojnë askë tjetër pos Tij.

Ai (te ala) ka thënë:

“Patjetër, ju vetëm Atij do t’i thërrisnit dhe në qoftë se Ai do, Ai mund t’jua largojë atë fatkeqësi për të cilën ju i thërrisni Atij dhe atë kohë ju harroni çfarëdo shoku që i keni bashkuar Atij në adhurim.” 6:41

Në këtë rast ata harrojnë hyjnitë dhe nuk i luten askujt tjetër pos Allahut (azze ue xhel).

Nëse një person e godet diçka rëndë, ai i lutet Allahut i penduar. Ndërsa nëse atij i jepet mëshira e Tij, ai harron atë për të cilën e luti më parë dhe lut hyjni karshi Tij, në këtë mënyrë devijon nga rruga e Tij. Ai adhuron idhujt gjatë kohëve të mira, ndërsa e adhuron vetëm Allahun gjatë kohëve të vështira.

Shpërndaje: