Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

64.Idhujtarët e djeshëm iu luteshin Allahut vetëm në kohë të vështira (1)

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab  (v. 1206) 

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Idhujtaria e djeshme ishte më e lehtë se ajo e sotme

Pasi e ke kuptuar se, kjo që idhujtarët e sotëm e quajnë “besim” është idhujtaria për të cilën flet Kurani dhe se i dërguari i Allahut ﷺ luftoi kundër njerëzve për shkak të saj, atëherë duhet ta dish se idhujtaria e paraardhësve ishte më e lehtë se idhujtaria e sotme për dy arsye:

E para: Paraardhësit praktikonin idhujtarinë, adhuronin engjëjt, njerëzit e drejtë dhe statujat karshi Allahut në kohë të mira. Sa i përket kohëve të vështira, ata e adhuronin vetëm Allahun sinqerisht.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Ndërsa kur ju kap e keqja në det, ata të cilët ju i thërrisni përveç Atij, shuhen e zhduken prej jush përveç Atij, por kur Ai ju sjell ju shëndoshë e mirë në tokë, ju i ktheni shpinën (Atij) dhe njeriu gjithnjë është tepër mosmirënjohës.” 17:67

Shpjegimi

Nëse ju e din se çka është adhurimi, dhe se idhujtarët e sotëm janë në të njëjtën gjendje si idhujtarët e lashtë në kohën e profetit ﷺ, ti e kupton se idhujtaria e sotme bile është më e rëndë se ajo ndaj së cilës luftoi profeti ﷺ. Kjo qartësohet në dy mënyra:

E para: Idhujtarët e sotëm adhurojnë tjerë pos Allahut pavarësisht nëse kohët janë të vështira apo jo. Por idhujtarët tek të cilët u dërgua i dërguari i Allahut ﷺ, ata e bënin këtë vetëm në kohë të mira, ndërsa ata sinqerisht e adhuronin vetë Allahun në kohë të vështira. Allahu (te ala) ka thënë:

“Ndërsa kur ju kap e keqja në det, ata të cilët ju i thërrisni përveç Atij, shuhen e zhduken prej jush përveç Atij, por kur Ai ju sjell ju shëndoshë e mirë në tokë, ju i ktheni shpinën (Atij) dhe njeriu gjithnjë është tepër mosmirënjohës.” 17:67

Kur ata hipnin në barkë, ata e adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe askë tjetër. Por, kur ata zbrisnin në breg, adhuronin të tjetër pos Tij. Kjo është arsyeja e parë.

Shpërndaje: