Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

64.Kështu duhet trajtuar një person që largohet nga metodologjia selefite

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 171

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 64: Njerëzit rreth nesh janë në kundërshtim me parimet e selefëve dhe mbështesin metodologjitë e tjera. Ata i lavdërojnë themeluesit dhe mendimtarët e atyre metodologjive. A duhet t’i emërtojmë ata me emra të atyre metodologjive në mënyrë që njerëzit të ruhen prej tyre dhe të mos mashtrohen nga metodologjitë e tyre?

Përgjigje: Ai që bie në kundërshtim me metodologjinë e selefëve dhe lavdëron metodologjitë që kundërshtojnë metodologjinë Selefite dhe mbështetësit e tyre u përkasin kundërshtuesve. Është e detyrueshme ta thërrasësh dhe ta këshillosh. Ai ose kthehet në të vërtetën ose bojkotohet dhe përjashtohet.

Unë nuk mendoj se njerëzit e tillë ekzistojnë në këtë vend që është themeluar në teuhid dhe në metodologjinë e selefëve. Megjithatë, mund të ketë njerëz këtu që mendojnë mirë për njerëz me orientime të ndryshme dhe nuk janë në dijeni të realitetit të tyre. Nëse e vërteta u bëhet e qartë atyre, ata e pranojnë atë – me lejen e Allahut.

Përveç kësaj unë i këshilloj njerëzit që të mos i gjykojnë të tjerët shumë shpejt, t’i vulosin ata si kundërshtues dhe t’i largojnë ata1.


1 Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Kushdo që mendon mirë për ta dhe pretendon se nuk e njeh gjendjen e tyre, duhet t’i tregohet gjendja e tyre. Nëse ai pastaj vazhdon të jetë me ta dhe nuk i qorton ata, ai duhet të konsiderohet si ata.

Sa i përket atij që thotë se interpretimi i tyre përputhet me sheriatin, atëherë ai është ndër liderët dhe udhëheqësit të tyre. Nëse ai është mjaft i zgjuar, ai do të kuptojë gënjeshtrën e vet.” (Mexhmu-ul-Fataua (2/133)).

Shejkh Bekr Ebu Zejdi ka thënë:

“Secili që mbështet një bidatçi, e nderon atë apo librat e tij, i përhap ato në mesin e muslimanëve, e madhëron atë dhe ata, përhap bidatet dhe devijimet e tyre, dhe sipas dijes së tij nuk ka zbuluar gjë të besimit të tyre devijues, atëherë ky është neglizhent. E keqja e një personi duhet të ndalohet në mënyrë që ajo të mos u ngjitet njerëzve të tjerë.”(Haxhr-ul-Mubtedi”, fq. 48).

Shpërndaje: