Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 172-173
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 66: Kur disa studentë dëgjojnë studentë apo dijetarë dashamirës të tjerë duke paralajmëruar kundër bidateve, bidatçive dhe metodave të tyre duke përmendur të vërtetën rreth tyre dhe duke i refuzuar ata (mund të ndodh që t’i përmendin ata me emër edhe pse ata janë të vdekur pasi që njerëzit sprovohen nga ata) me qëllim që të mbrojnë fenë dhe për të zbuluar mashtrimet e mashtruesve që përçajnë umetin dhe shkaktojnë zënka, ata thonë se ky është përgojim i ndaluar. Çka thoni për këtë?
Përgjigje: Nëse gabimi dhe devijimi janë identifikuar dhe është e nevojshme për të përmendur individët në mënyrë që njerëzit të mos mashtrohen prej tyre, sidomos nëse individët kanë devijim ideologjik apo devijim në metodologji dhe janë të njohur në masën e gjerë, të cilët mendojnë mirë për ta, kështu që është e padëmshme për të përmendur emrat e tyre dhe për të paralajmëruar për metodologjinë e tyre. Kur dijetarët kritikuan dhe lavdëruan transmetuesit e hadithit ata i përmendën ata dhe cilësitë për të cilat u kritikuan. Qëllimi nuk ishin vetë individët por dashamirësia për umetin në mënyrë që ata të mos përqafonin dijen e dëmshme ose gënjeshtra ndaj të dërguarit të Allahut ﷺ prej tyre.
Në parim shohim para së gjithash që të theksojmë gabimin dhe të mos përmendim personin me emër nëse kjo dëmton ose nuk sjell dobi asgjë. Por në qoftë se është e nevojshme për të përmend emrin e individit për të paralajmëruar njerëzit ndaj metodologjisë së tij, kështu që kjo është sinqeritet ndaj Allahut, librit të Tij, të dërguarit të Tij, udhëheqësve të muslimanë dhe masës së gjerë të musimanëve. Kjo vlenë veçanërisht nëse personi është aktiv midis njerëzve që mendojnë mirë për të dhe kanë kanë ligjëratat dhe librat e tij. Në këtë rast duhet të sqarohet gjendja e tij dhe të paralajmërohen njerëzit ndaj tij. Heshtja i dëmton njerëzit. Ai duhet të publikohet, jo për shkak të vetë kritikës ose për hakmarrje por nga dashamirësia ndaj fesë së Allahut, librit të Tij, të dërguarit të Tij, udhëheqësit të muslimanëve dhe masës së gjerë të tyre.