Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ai që e kupton këtë çështje, të cilën Allahu e bëri të qartë në Librin e Tij – do të thotë se idhujtarët, kundër të cilëve luftoi i dërguari i Allahut i ﷺ, i luteshin Allahut ashtu edhe të tjerëve në kohë të mira, për dallim nga kohët e vështira – atëherë ai e sheh dallimin në mes idhujtarisë të sotme dhe të djeshme. Por ku gjendet ai, zemra e të cilit e kupton këtë çështje me njohuri të rrënjosur thellë?
Shpjegimi
Autori (rahimehullah) tregon se idhujtaria e kohës së tij ishte më e keqe se idhujtaria në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ. Idhujtaria në kohën e autorit ndodhte si në kohë të mira si në të keqe. Ndërsa këtë nuk e bënin idhujtarët në kohën e të dërguarit ﷺ. Ata i luteshin Allahut dhe idhujve në kohë të mira, për dallim nga kohët e vështira ku ata e adhuronin vetëm Allahun (azze ue xhel). Kjo dëshmon se idhujtaria në kohën e autorit (rahimehullah) ishte më e keqe se idhujtaria që ishte në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ.
… e sheh dallimin në mes të kohës së sotme … – Ai do ta sheh dallimin në mes idhujtarisë në kohën e autorit (rahimehullah) dhe idhujtarisë në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ. Po ashtu, ai do ta sheh se idhujtaria e kohës së tij është më e keqe se idhujtaria e lashtë. Por ku janë ata njerëz, zemrat e të cilëve e kuptojnë këtë? Shumica e njerëzve nuk e dinë këtë. Shumica e kanë keqkuptuar të vërtetën dhe besojnë se e kota është e vërteta dhe anasjelltas.