Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E dyta: Të parët u luteshin njerëzve të afërm tek Allahu, si eulijave, profetëve, njerëzve të mirë apo engjëjve. Ata u luteshin edhe pemëve ose gurëve që janë të bindur ndaj Allahut dhe nuk bëjnë mëkat. Ndërsa njerëzit e sotëm u luten pos Allahut edhe njerëzve që janë prej mëkatarëve më të këqinjë. Ata u luten njerëzve për të cilët thuhet se bëjnë zina, vjedhin, nuk e falin namazin e të ngjashme.
Ai që beson në njeriun e mirë ose diçka që nuk ka mëkate, p.sh në një dru ose gur, është më pak i keq se ai që i beson atij të cilin ai e sheh duke mëkatuar dhe duke bërë kufër dhe argumenton me të.
Shpjegimi
Mënyra e dytë, që e qartëson se idhujtaria e kohës së autorit (rahimehullah) ishte më e keqe se idhujtaria që e posedonin idhujtarët në kohën e profetit ﷺ është se ata e kishin zakon ose tu luteshin njerëzve që ishin të afërt me Allahun (azze ue xhel) ose gurëve dhe drurëve që i ishin nënshtruar Allahut. Nga ana tjetër idhujtarët e kohës së tij u luteshin individëve të cilët janë të akuzuar për mëkate, zina, vjedhje dhe krime të tjera. Është e njohur gjerësisht se ai që beson në një individ, mëkatet e të cilit janë të dukshme është më i keq se ai që beson në një njeri të mirë, ose një objekt të pajetë që nuk është i pabindur ndaj Allahut (te ala). Kjo është e qartë.