Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

68.Askush nuk e sheh Allahun në jetën e kësaj bote

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akideh et-Tahauijjeh, fq. 78-79
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com 

Të njëjtët njerëz argumentohen me ajetin në vazhdim duke thënë se Allahu nuk do të shihet:

رَبِّ أَرِنِي أَنظُرْ إِلَيْكَ قَالَ لَن تَرَانِي

“Dhe kur erdhi Musai në kohën dhe vendin e përcaktuar prej Nesh dhe atij i foli Zoti i tij, e ai tha: “Zoti im! Më lejo të të shoh Ty.” Allahu tha: “Ti nuk më sheh dot Mua.” 1

Sipas tyre, ajeti argumenton se Allahu nuk do të shihet.

Ne u themi atyre se ajeti ka të bëjë me jetën e kësaj bote. Musa ﷺ i kërkoi Allahut që ta shikonte në jetën e kësaj bote, por askush nuk mundet ta shikojë Allahun në jetën e kësaj bote as profetët dhe as dikush tjetër. Nga ana tjetër, në botën tjetër besimtarët do ta shohin Atë. Jeta e kësaj bote është e ndryshme nga jeta e përtejme. Në këtë botë njerëzit janë të dobët për sa i përket fizikut të tyre dhe perceptimit të tyre. Ata nuk janë në gjendje ta shohin Allahun (azze ue xhel) në jetën e kësaj bote. Në jetën e përtejme Allahu do t’u japë atyre forcë në mënyrë që ata të mund ta shohin Zotin e tyre – një dhuratë nga Ai (xhele ue ala) për ta. Kur Musai ﷺ i kërkoi Allahut që ta shihte, Allahu tha:

لَن تَرَانِي وَلَكِنِ انظُرْ إِلَى الْجَبَلِ فَإِنِ اسْتَقَرَّ مَكَانَهُ فَسَوْفَ تَرَانِي فَلَمَّا تَجَلَّى رَبُّهُ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُ دَكًّا وَخَرَّ موسَى صَعِقًا

“Ti nuk më sheh dot Mua, por shiko malin, nëse ai do të mundet të qëndrojë në vendin e tij, atëherë ti do të më shohësh Mua. Kështu kur Zoti i tij iu shfaq malit, Ai e bëri atë thërrmi, e Musait i ra të fikët.2

Mali që është objekt i ngurtë, solid dhe i shurdhët, u bë hi e pluhur. Atëherë ç’mund të thuhet për njeriun që është krijesë e përbërë nga mishi, gjaku dhe kockat? Sigurisht që nuk mund ta shohë Allahun në jetën e kësaj bote. Njëkohësisht kërkesa e Musait ﷺ për ta parë Allahun tregon mundësinë e shikimit të Allahut (azze ue xhel). Musai nuk do t’i kërkonte Zotit të tij diçka të pamundur. Ai i kërkoi Allahut ta shihte por kjo nuk mund të ndodh në jetën e kësaj bote. Kështu Allahu (subhanehu ue te ala) tha:

لَن تَرَانِي

Ti nuk më sheh dot Mua.”

Dhe nuk tha që Unë nuk shihem. Pra Allahu do të shihet në jetën e përtejme dhe ata që kanë më shumë të drejtë për këtë janë profetët.


1 7:143

2 7:143

Shpërndaje: