Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

68.Refuzimi i atij që pretendon se, ai që plotëson shtyllat e Islamit nuk mund të bëhet kafir edhe në qoftë se ai e kundërshton Teuhidin

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206) 

Shpjegues i librit: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Kefsh-ish-Shubahat

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Refuzimi i atij që pretendon se, ai që plotëson shtyllat e Islamit, nuk mund të bëhet kafir edhe në qoftë se ai e kundërshton Teuhidin

Kur ti e kupton se ata, ndaj të cilëve luftoi i dërguari i Allahut ﷺ posedonin mendje më të shëndoshë dhe idhujtari më të butë se sa këta, ti duhet ta dish se ata kanë një dyshim të cilin e përmendin. Këtë dyshim e kemi përmendur tashmë dhe ky është dyshimi i tyre më i madh. Prandaj dëgjoje me kujdes refuzimin.

Ata thonë:

“Ata në mesin e të cilëve u shpall Kurani, nuk e shprehën shahadetin dhe e refuzuan të dërguarin ﷺ, e mohuan Ringjalljen, e refuzuan Kuranin dhe e konsideruan atë të jetë magji. Ndërsa ne e shprehim shahadetin Ne bësojmë në Kuranin, në Ringjalljen, ne falemi dhe agjërojmë. Atëherë si mund të na konsiderosh ne si ata?”

Shpjegimi

Këtu autori (rahimehullah) e sqaron një prej dyshimeve të tyre më të mëdha. Ai e refuzoi atë dhe tha:

Kur ti e kupton se ata, kundër të cilëve luftoi i dërguari i Allahut ﷺ posedonin mendje më të shëndoshë dhe idhujtari më të butë se sa këta, ti duhet ta dish se ata kanë një dyshim të cilin e përmendin. Këtë dyshim e kemi përmendur tashmë dhe ky është dyshimi i tyre më i madh. Prandaj dëgjoje me kujdes refuzimin.

Ata thonë:

“Ata në mesin e të cilëve u shpall Kurani, nuk e shprehën shahadetin dhe e refuzuan të dërguarin ﷺ, e mohuan Ringjalljen, e refuzuan Kuranin dhe e konsideruan atë të jetë magji. Ndërsa ne e shprehim shahadetin Ne bësojmë në Kuranin, në Ringjalljen, ne falemi dhe agjërojmë. Atëherë si mund të na konsiderosh ne si ata?”

Ky është një dyshim me të vërtetë i madh.

Shpërndaje: